Kërko
Tema Fundit
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu Oct 24, 2024 12:02 am
08.01.2010 Lajmi I Fundit Nga BOta
AlbaniaLive :: INFO :: Lajme
Faqja 1 e 1
08.01.2010 Lajmi I Fundit Nga BOta
Obama merr përgjegjësinë për dështimin në sistemin e sigurisë
Presidenti Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t'u siguruar që dështimet në fushën e zbulimit dhe të sigurisë, që çuan në tentativën për sulm terrorist ndaj aeroplanit që udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara, nuk do të ndodhin më. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klain nga Shtëpia e Bardhë, presidenti thotë se incidenti ishte dështim i sistemit dhe jo i individëve.
Presidenti Obama thotë se faji nuk është i një agjencie apo një personi për boshllëqet që lejuan incidentin të ndodhë. Por ai thotë se është përgjegjësia e tij të garantojë sigurinë e popullit amerikan.
"Nuk jam i interesuar t'i vë fajin dikujt, jam i interesuar të mësojmë nga gabimet dhe t'i korrigjojmë ato për të garantuar sigurinë tonë. Si president, unë kam përgjegjësinë solemne për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë, dhe kur sistemi dështon, kjo është përgjegjësia ime."
Presidenti i bëri komentet dje pasi kaloi disa ditë duke lexuar raportin mbi incidentin dhe pas takimeve me zyrtarë të lartë për të analizuar se çfarë nuk kishte shkuar si duhet.
"Në këtë fazë të procesit, nuk duket se ishte faji i një individi apo organizate, por një dështim i sistemit të disa organizatave dhe agjencive."
Nigeriani 23-vjeçar, Umar Faruk Abdulmutallab, hipi në një aeroplan pasagjerësh që udhëtonte nga Amsterdami në Shtetet e Bashkuara në Ditën e Krishtlindjeve, dhe u përpoq, por dështoi të shpërthente eksplozivët që kishte qepur tek të mbathurat. Babai i tij i kishte paralajmëruar autoritetet amerikane se djali i tij ishte përfshirë me ekstremistët myslimanë.
Këshilltari i presidentit kundër terrorizmit, Xhon Brenan, thotë se zyrtarët amerikanë nuk dështuan në mbledhjen dhe ndarjen e informacionit mbi komplotin, por ata nuk arritën ta lidhnin këtë informacionin me zotin Abdulmutallab.
"Ne e pamë komplotin të planifikohej, por në atë kohë nuk e dinim se bëhej fjalë për dërgimin e zotit Abdulmutallab në Shtetet e Bashkuara."
Për parandalimin e komploteve terroriste në të ardhmen, zoti Obama njoftoi disa ndryshime në procedurat e zbulimit dhe të sigurisë. Mes tyre bëhet fjalë për shpërndarjen më të shpejtë dhe më të gjerë të raporteve të zbulimit dhe procedura të reja për listat e mbikqyrjes së terroristëve.
Presidenti tha se ndryshimet do t'i ndihmojnë Shtetet e Bashkuara të reagojnë më shpejt.
"Në garën e pafund për mbrojtjen e vendit tonë, ne duhet të jemi një hap para kundërshtarit. Dhe këto hapa janë paraparë për këtë qëllim."
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se masat e sigurisë do të jenë më të rrepta në aeroportet amerikane, duke përfshirë më shumë analiza sjelljesh, qenë që nuhatin eksplozivë dhe skanime të plota trupore.
Megjithatë, presidenti thotë se vendi nuk do t'i nënshtrohet mentalitetit të një shtetrrethimi.
"Vendet e mëdha dhe krenare nuk përkulen dhe nuk fshihen pas mureve të dyshimit dhe mosbesimit. Pikërisht këtë duan kundërshtarët tanë. Por për sa kohë që unë jam president, ne nuk do t'ua japim atyre këtë fitore."
Presidenti tha se amerikanët do të jenë ata që përcaktojnë karakterin e vendit të tyre dhe jo terroristët.
****
6 janar
Presidenti Obama tha se organet e zbulimit kishin informacione rreth një sulmi të mundshëm terrorist ndaj objektivave amerikanë. Por ai tha se askush nuk vuri në vijë të gjitha të dhënat.
"Qeveria amerikane pati informacion të mjaftueshëm për të zbuluar komplotin dhe mundësisht për të penguar sulmin në ditën e Krishtlindjeve. Por organet e zbulimit dështuan në këtë pikë."
Ai tha se organet e zbulimit duhet dhe do të punojnë më mirë, duke thënë se flitet për jetë amerikanësh.
"Do ta pranoj se zbulimi për nga vetë natyra është jo i përkryer. Por po qartësohet gjithnjë e më shumë se informatat nuk u analizuan terësisht. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të toleroj."
Obama me grupin e sigurisëPresidenti foli pas një takimi të gjatë me pjestarë të rendësishëm të kabinetit dhe drejtues agjencishë të përfshira në aspekte të ndryshme të aviacionit dhe anti terrorit. Ai tha se ata shikuan rezultatet e dy studimeve që ai kishte urdhëruar menjëherë pas tentativës terroriste: një rishikim i procedurave të kontrolleve nëpër aeroplanë dhe një tjetër rreth listët së kompjuterizuar qeveritare të individëve që mund të përbëjnë rrezik.
"Ja bëra të qartë grupit tim se dua që rishikimi paraprak të përfundojë këtë javë. Dua rekomandime specifike për veprime korrektuese për të ndrequr gabimet. Dua që këto reforma të zbatohen menjëherë në mënyrë që kjo të mos ndodhë më dhe që të parandalojmë sulme në të ardhmen."
Presidenti ka thënë se përsonat përgjegjës për dështimin e masave të sigurisë do të mbahen përgjegjës. Por në komentet e shkurtëra në Shtepinë e Bardhë ai nuk përmendi ndonjë veprim ndeshkues.
Më herët, zëdhënësi Robert Gibs u pyet nëse presidenti ende ka besim të plotë ndaj Sekretares së Sigurisë Kombëtare Xhanet Napolitano, Drejtorit të CIA Leon Paneta dhe Drejtorit të Zbulimit Kombëtar Denis Blair. "
"Ai ka dhe këto agjenci do të vazhdojnë të marrin pjesë në procesin e rishikimeve dhe ne do të vazhdojmë të gjejmë se çfarë ndodhi."
Zyrtarë të Shtepisë së Bardhë gjithashtu e kanë bërë të qartë se nuk do të rishikojnë planet për të mbyllur burgun e Guantanamos. Disa të burgosur të kthyer në Jemen nga Guantanamo tani dihet se kanë lidhje me al-kaidën në Gjirin Arabik i cili është i lidhur me komplotin ndaj aeroplanit të udhëtarëve. Presidenti tha se nuk do të ketë transferime të mëtejshme në Jemen tani për tani por Guantanamo do të mbyllet.
"Nuk duhet të gaboheni. Ne do të mbyllim burgun e Guantanamos i cili ka dëmtuar interesin e sigurisë tonë kombëtare dhe është bërë një mjet rekrutimi i pamasaë për al-Kaidën."
Presidenti përsëriti thirrjen për të mundur, çmontuar dhe shkatërruar al-Kaidën. Ai tha se ndërkohë që terroristët adaptohen tek kushtet në ndryshim po ashtu do të
Similar topics
» 04.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Vendi
» 20.01.2010 Lajmi i fundit nga Vendi
» 28.01.2010 Lajmi i fundit nga Bota
» 04.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Vendi
» 20.01.2010 Lajmi i fundit nga Vendi
» 20.01.2010 Lajmi i fundit nga Vendi
» 28.01.2010 Lajmi i fundit nga Bota
» 04.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Vendi
» 20.01.2010 Lajmi i fundit nga Vendi
AlbaniaLive :: INFO :: Lajme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin
» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Wed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani
» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Wed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani
» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Wed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani
» Alkoli....
Wed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani
» Dhuna Ndaj Grave
Wed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani
» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Wed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani
» Miqesia !!
Tue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani
» Ne pergj te pyetjes
Tue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani