AlbaniaLive
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyTue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyWed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyWed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyWed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyWed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyWed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyWed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyTue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
30.12.2009 Lajmi I Fundit EmptyTue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu Oct 24, 2024 12:02 am

30.12.2009 Lajmi I Fundit

Shko poshtë

30.12.2009 Lajmi I Fundit Empty 30.12.2009 Lajmi I Fundit

Mesazh  SpLaSh Wed Dec 30, 2009 4:10 pm

Ahmadinexhad kercenon serish opoziten
Kercenime te reja ndaj opozites nga regjimi iranian. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka folur ne televizion publik, duke theksuar se kombi iranian eshte si nje oqean dhe se kur ky oqean do te levize, nuk do te kete kthim prape.

"Atehere pendesa nuk do te vleje", u shpreh Ahmadinexhad.

Sipas kreut iranian, e gjithe ky spektakel eshte skandaloz, por ata qe kane planifikuar dhe kane marre pjese ne kete proces po gabojne.30.12.2009 Lajmi I Fundit Ahmadinexhad=iran
SpLaSh
SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 31
Location : AlbaNia KuKeS

http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

30.12.2009 Lajmi I Fundit Empty 30.12.2009 Lajmi I Fundit Nga Vendi

Mesazh  SpLaSh Wed Dec 30, 2009 7:25 pm

Viti 2009 ishte një vit i ngarkuar me ngjarje të shumta, që nga ato të cilat do të mbeten pjesë e historisë së këtij vendi, si anëtarësimi në NATO deri te zhvillimet si gjithnjë të trazuara të politikës së brendshme.

Zgjedhjet e qershorit rikonfirmuan në pushtet kryeministrin Sali Berisha falë dhe aleancës së beftë, e para në llojin e vet, mes tij dhe një forcë të së majtës, Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës. Partia Socialiste e Edi Ramës do të nis një kalvar kundërshtish. Pjesmarrja në parlament do të refuzohet. Në vend të seancave në sallë deputetët e saj do të përfshihen në një cikël protestash që në këtë fund viti të ftohtë do ta mbajnë të zjarrtë klimën politike në vend.

INTEGRIMI : NATO DHE BE

Anëtarësimi në NATO kishte mbetur gati një formalitet, pas marrjes së ftesës prillin e 2008 dhe realizimit të një procesi të shpejtë të ratifikimit të protokolleve nga shtetet anëtare falë dhe një angazhimi të drejtpërdrejtë të Uashingtonit.

Ky proces do të mbyllet në shkurt kur edhe Greqia, vendi i fundit i mbetur, do të kalojë në parlamentin e saj protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë. Gati nje javë përpara takimit të nivelit të lartë të Natos ne Strasburg parlamenti shqiptar, më 26 mars, do të miratojë nga ana e tij paketën e ligjeve qe përbëjnë marrëveshjen për anëtarësim.

Më 31 mars sekretari i përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer do t'i dërgojë zyrtarisht Shqipërisë ftesën për t'u bërë anëtare. Në takimin e nivelit të lartë në Strasburg, më 4 prill, Shqipëria do të ulet si e barabartë me vendet e tjera në tryezën e aleancës më të fuqishme ushtarake.

Dokumenti zyrtar i anëtarësimit do t'i jepet presidentit Bamir Topi nga presidenti amerikan Barak Obama.

"Të jesh vend i Natos, është natyrisht një vlerë e shtuar. Vlerë e shtuar që vjen pikërisht nga emri i kësaj Aleance të madhe, nga siguria që të ofron pjesmarrja në Aleancë dhe unë besoj se Shqipëria dhe vendet e tjera janë koshiente që kanë marrë rrugën e euratlantizmit", thotë presidenti Bamir Topi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

"Mbyllet një kapitull shekullor pasigurirash për vendin dhe kombin tonë, hapet një epokë e re", do të deklarojë kryeministri Sali Berisha nga Strasburgu.

Por edhe për këtë ngjarje historike në Tiranë festimet do të jenë të ndara. Bashkia i organizon ato ditën e anëtarësimit. Qeveria, të nesërmen, me kthimin nga Strasburgu.

Dy ditë më pas flamuri shqiptar do të ngrihet në selinë e Natos.

Brukseli përfaqëson dhe tjetër objektiv për vendin: integrimin europian. Kryeministri Berisha kishte paralajmëruar se Tirana do të paraqiste që në fillim të vitit kërkesën për anëtarësim.

Në fund të Janarit parlamenti me konsensusin e palëve miraton një rezolutë ku nxit qeverinë të bëjë këtë hap. Problemet e brendshme në gjirin e BE në sfondin edhe të krizës ekonomike globale e vështirësojnë çështjen, ndërsa afrimi i zgjedhjeve dhe ndezja e situatës së brendshme politike nuk është se e favorizojnë.

Por më 2 MARS kryeministri Berisha do të konfirmojë se kërkesa do të bëhet para zgjedhjeve: "Shqipëria tani i ka të gjithë rrugët hapur që brenda presidencës ceke të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit".

Qeveria do të presë hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit në 1 prill dhe në fund të këtij muaji (28 PRILL) kryeministri Berisha do ti dorëzojë aplikimin kryeministrit Çek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës.

Komisini europian nuk nxitohet dhe do të presë përfundimin e zgjedhjeve. Në mes janë muajt e verës dh në fillim të vjeshtës shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë do të shtyhet edhe disa javë për shkak të procedurave të reja që duhet të ndjekë Gjermania, përsa kohë kërkohet unanimitet në vendim. Pranimi i kërkesës do të bëhet në 16 Nëntor. Një muaj më pas Tiranës i dorëzohet pyetësori.

Por gjatë këtij viti Shqipëria megjithatë nuk arriti të përfitonte nga procesi i liberalizimit të vizave që Komisioni europian kish nisur me vendet e Ballkanit. Ajo dhe Bosnja, në ndryshim nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, nuk u vlerësuan pasi nuk mundën të plotësonin kushtet e asnjë prej katër blloqeve të përcaktuara në udhërrëfyesin e paraqitur nga Brukseli. Shpresat tani janë për vitin e ardhshëm.

Pas anëtarësimit në NATO, Europa ishte toka e premtuar për shqiptarët gjatë fushatës zgjedhore. Por nga Brukseli, ashtu si dhe në te kaluarën, thirrjet qe mbërrinin përqëndroheshin vetëm në një pikë: realizimi i zgjedhjeve te lira e të ndershme.

Pikënisja ishte premtuese. Palët kishin hartuar së bashku kodin elektoral dhe rregullat e lojës. Por historitë me fund të lumtuar janë përgjithësisht të ralla në politikën shqiptare. Një furtunë e vërtetë do të shpërthejë për Kartat e Identitetit. Debatet do të nisin që në Janar e do të vazhdojnë deri pak ditë përpara zgjedhjeve.


Proçesi në të vërtetë nisi me vonesë. Shumë afate të vëna do të shtyhen në mënyrë të përsëritur.

Një tjetër problem do të mbetet ai i personave të cilët nuk kishin pasaportë e për pasojë rrezikonin të mos votonin nëse nuk pajiseshin me kartën e re. Bëhet fjalë për mbi 720 mijë votues. Opozita për muaj të tërë do të ngrejë problemin e çmimit e do të kërkojë që ato të jepen falas.

"Qindra mijëra njerëzve u hiqet praktikisht e drejta kushtetuese për të votuar. Këta shtetas dueht ta marrin kartën falas nëse aplikojnë përpara 28 qershorit", deklaroi kryetari socialist Edi Rama.

Qeveria kundërpërgjigjet: "Më gjithë zhurmën e pabazë të opozitës e cila përpiqet me cdo kusht ta nxije këtë proces, ai është një nga proceset më të rëndësishëm e më të suksesshëm në historinë e këtij vendi", deklaroi kryeministri Berisha.


Në javët që do pasojnë megjithatë ajo do të bëjë ulje te çmimit për disa kategori të popullatës. Megjithatë në prill qeveria vendos që me karta të pajisen vetëm ata që nuk kanë pasaporta. Por debatet e dyshimet do të vazhdojnë në një betejë thuajse të përditshme mes ministrisë së Brendshme dhe socialistëve. Këta të fundit do flasin për manipulime të dhënash e kërcënojnë deri me mospjesmarrje.

FUSHATA

Sistemi i zgjedhur, ai proporcional rajonal ndikonte në një farë mënyre në një përplasje më pak të egër se në të kaluarën. E gjithë skena politike u përmblodh në katër koalicione, dy për secilin krah.

Partia demokartike e kryeministrit Sali Berisha mblodhi një numër të madh partishë rreth vetes, një strategji perfekte që do e ndihmonte dukshëm në krahasim me kundërshtarin e tij kryesor, Partinë Socialiste të kryebashkiakut Edi Rama i cili mbajti vetëm 4 aleatë.

Përveç të qenurit në pushtet, kryeministri nuk rrezikohej shumë nga koalicioni tjetër i djathtë Poli i Lirisë të cilit iu bashkua ish kryeministri Aleksandër Meksi. Në të kundërt, koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja socialiste për Integrim vlerësohej nga të gjithë si një kërcënim për përçarjen e votave të së majtës.

Fushata zgjedhore u personalizua në përballjen mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama. Kryetari socialist, vendosi te mos përfshihej në listën e kandidatëve. Ai ishte i bindur se mund t'ja dilte mbanë i vetëm, e të rrëzonte me një goditje të gjithë kundërshtarët e tij: largimin nga pushteti të kryeministrit, të fshinte përfundmisht hijen e liderit historik socialist Fatos Nano e të minimizonte në maksimum rivalin e majtë Meta, duke ushqyer madje deri në fund një gjendje lufte me LSI-në.

Nga ana tjetër kryeministri përdori pa rezerva pushtetin e tij, shfrytëzoi në maksimum sukseset e tij veçnaërisht anëtarësimin në Nato dhe minimizoi, falë edhe vetë opozitës, gjithshka mund t'i ishte kthyer në disfavor: mospërfitimin nga liberalizimi i vizave, atë që u quajt si skandali me ministrin e Turizmit, problemin e trashëguar të Gërdecit apo çështjet e akuzave për rrugën Durrës Kukës.

Gjykata e pushoi proçesin për këtë dosje dhe ndërtimi i këtij aksi strategjik dhe me një rëndësi kombëtare mbeti një ndër kuajt e betejës elektorale të kryeministrit. Ai mori pjesë në hapjen e tunelit, në 31 Maj, ku u takua me kryeministrin e kosovës Hashim Thaçi. Tre ditë përpara votimit e inauguroi atë me kryeministrin turk Taip Erdogan.

VOTIMI

Dita e votimit nuk pati probleme të veçanta. Pjesmarrja ishte e lartë, aq më tepër në një vend si Shqipëria ku mbi 25 përqind e popullatës janë në emigracion. Problemet e para do të shfaqen në mbrëmje kur do të nis edhe faza më e rëndësishme dhe delikate, ajo e numërimit. Megjithatë deri në fund të kësaj dite nga të gjitha krahët do të vijnë vetëm thirrje për qetësi.

Një ditë pas zgjedhjeve, vëzhguesit e OSBE/ODHIR do të flasin për një progres të dukshëm në kuadrin ligjor e në regjistrimin e identifikimin e zgjedhësve por do të nënvizojnë se këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike si dhe do të përmendin një sërë shkeljesh proceduriale. Por ata saktësuan se vlerësimi përfundimtar do të varej nga numërimi dhe nxjerrja e rezultatit.

Kjo fazë në të vërtetë do të jetë përcaktuese për mënyrën e zhvillimit të ngjarjeve të mëtejshme në skenën politike. Përplasjet kanë nisur dhe tensioni është në rritje. Palët shkëmbejnë akuza reciproke.

Diferencat mes kampeve janë të ngushta. Kryeministri shprehet i sigurt në fitore:

"Nuk kam fituar aq sa do të doja dhe do të eci drejt koalicioneve" deklaroi Kryeministri.

E menjëhershme kundërpërgjigja e Ramës:

"Sali Berisha është vetëm një kryeministër në detyrë.Ai nuk ka marrë një mandat të dytë nga shqiptarët".


Rezultatet paraprake tregojne një barazim mes të majtës dhe të djathtëve. Por ky interpretim do të rezultojë i gabuar.

"Jam sot këtu për të ftuar Lëvizjen socialiste për Integrim për të krijuar së bashku një qeveri të re".

Shumë e shpejt përgjigja nga zoti Meta:

"E pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit fitues të vendit, Sali Berisha".

Socialistët sërish e shohin larg pushtetin.

"Ilir Meta nxitoi të bëhej paterica e kryeministrit të rrëzuar", ishte reagimi i kryetarit Rama.

Një seri ankesash që do të paraqiten në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve e më pas në kolegjin zgjedhor nuk do të ndryshojnë konfiguracionin e ri politik, por do të përforcojnë idenë e kryetarit Rama për mosnjohjen e rezultatit. Ai do të përballet dhe me zërat kundërshtues brenda partisë së tij që i kërkojnë dorëheqjen.

Por pozicioni i tij do të mbetet i pandryshuar:

"I kam të qarta detyrimet dhe radhët e punës sime. Të tjerët mund të nguten por mua kjo nuk më lejohet", shprehet ai më 18 korrik.

Në fund të korrikut mblidhet asambleja e PS. Rezultati i zgjedhjeve vlerësohet i papranueshëm. Sipas statutit zoti Rama nuk mund të jetë më kryetar. Më 28 gusht thirret Kongresi ku do të administrohen kandidaturat e reja. Vetë zoti Rama rikandidon. Nga zërat kundërshtarë paraqitet Arben Malaj i cili do të tërhiqet dhe në një garë thuajse formale zoti Rama do të ketë përballë vetëm zotin Maqo Lakrori. Kritikat ndaj tij do të jenë të vazhdueshme:

"Është e pafalshme që Edi Rama del nga Kongesi me një opsion personal. Në kongres nuk është diskutuar fare mundësia e daljes nga parlamenti i Shqipërisë", shprehet publikisht anëtari i Kryesisë Ben Blushi. Por këto zëra nuk do të mund të ndryshojnë rrjedhën e zhvillimeve brenda socialistëve.

E ndërsa opozita është e mbërthyer në problemet që lidhen me të ardhmen e saj, kryeministri vazhdon qetësisht aktivitetin e tij dhe po mbyll konfigurimin e qeverisë së re. Aleati i ri Ilir Meta do të marrë një fetë të madhe të tortës së pushtetit me tre ministri të rëndësishme dhe me peshë.


Socialistët, në fillim të shtatorit, kushtëzojnë hyrjen e tyre në parlament me kërkesën për hapjen e kutive mes debateve. Presidenti Bamir Topi bën thirrje për pjesmarrje të të gjithëve në parlament, por vendet e deputetëve socialistë do të mbeten bosh. Qeveria e re nis punën.

ODIHR nxjerr ne mes të shtatorit raportin përfundimtar. Edhe pse përmbushën shumicën e angazhimeve ndaj OSBE-së zgjedhjet nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t'ju përmbajtur standarteve më të larta, cilëson raporti ku shkruhet edhe se nuk pati asnjë provë të numërimit të parregullt ose të manipulimit të rezultatit.

Por i njëjti tekst shprehet edhe se numërimi u bë keq ose shumë keq në 22 nga 66 vendet e numërimit të votave, përcaktim që shërbeu si gozhda në të cilën opozita vari thesin e pretendimeve të saj.


Socialistët nisin një cikël protestash. Për komunitetin ndërkombëtar megjithatë vendi i dialogut është në parlament. Nga qeveria ka ftesa për bashkëpunim, për trajtimin e pretendimeve të ngritura nga opozita por në asnjë mënyrë nuk pranohet hapja e kutive.

Socialistët vazhdojnë me protesta në qytetet kryesore të vendit për të kulmuar, më 20 Nëntor, me një manifestim të madh në Tiranë ku mbështetës të saj do të qëndrojnë për tre ditë para selisë së qeverisë.

Por kryeministri është kategorik: "Edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë".

Socialistët vendosin ultimatum: "Nëse brenda 10 ditësh Sali Berisha nuk hap kutitë e votimit ne do ta ngremë në këmbë popullin shqiptar dhe do të ndalemi vetëm kur në Shqipëri të jenë shpallur zgjedhjet e parakohshme", deklaron Rama nga tribuna e protestës poshtë zyrave të kryeministrit.

Pas kësaj gjuha mes palëve acarohet: "Ajo çka unë i garantoj aleancës punisto-mafioze është se me darët e ligjit do t'i shkulim një e nga një dhëmbët e pastaj dhëmballët", shprehet kryeministri.

Nga pala tjetër vjen përgjigja: "I duhet të shkulë ministrat e tij nga karriket e tyre duke filluar nga zëvedësi i tij, pastaj duhet të shkulë familjen e tij prej poshtë tavolinës së qeverisë, dhe nëse do me gjithë mend ta cojë deri në dhëmballën e fundit këtë operacion antikorrupsion i duhet të shkulë vetveten nga karrikja e kryeminstrit".


Kryeministri do të shpërthejë me akuza të rënda në parlament e më pas do ta cilësojë kryetarin socialit si kreun e një kupole të mafies së ndërtimit. Epitetet e rënda nuk do mungojnë si kundërpërgjigje.

Qeveria do të organizojë një manifestim madhështor në Tiranë. Opozita do të rinisë një cikël të ri protestash duke zgjeruar arsyet e manifestimeve dhe me çështje ekonomike.
Situata mbetet e nderë duke mos paralajmëruar asgjë premtuese as për javët e para të vitit të ardhshëm. Papritur në këtë luftë thirret edhe Drejtësia. Orteqe padishë mbërrijnë në Prokurori dhe Gjykatën e lartë ku palët denoncojnë njëra tjetrën për korrupsion dhe shpifje

DREJTËSIA DHE PËRPLASJET

Në këtë mënyrë drejtësia rrezikon të kthehet lehtësisht në një tabelë qitjeje dhë në një objekt ku të shkarkohet atmosfera e elektrizuar politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një sistem, në të cilin besimi i shqiptarëve vjen vetëm duke u bjerrur.

Gjykatat dhe prokuroria patën në dorë dosje të nxehta. Në fillim të vitit Gjykata Kushtetuese u thirr në skenë për të ashtuquajturin ligji i dosjeve i miratuar dhjetorin e kaluar pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për rishikimin e tij.

Socialistët dorëzojnë ankim në Kushtetuese. Për kryeministrin Berisha kjo gjykatë është në konflikt interesi: "Vendimarrje ne konflikt interesi absolutisht ky vend as ka pranuar as nuk do pranojë".

Trysnia ndërkombëtare ndaj qeverisë vazhdon nga të gjitha anët. Më 16 shkurt Gjykata kushtetuese e pezullon ligjin duke kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias. Në Tetor ky organiziëm juridik i këshillit të Europës do e rrëzojë ligjin.


Si pasojë e sulmeve të forta për këtë ligj, kreu i grupit hetimor për cështjen e Gërdecit, Zamir Shtylla, i akuzuar direkt nga kryeministri, jep dorëheqjen. Dosja e shpërthimit tragjik është drejt mbylljes. Ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, më 11 shkurt, thirret në prokurori ku i komunikohet akuza për shpërdorim detyre. Do të jenë në total 29 persona që do të akuzohen për këtë ngjarje. Zoti Mediu do flasë në parlament për një proces politik: "Nëse prokuoria kthete në instrument të politikës kjo jo vetëm është e turpshme por dhe e rrezikshme"

Dosja përfundon në gjykatë 2 ditë përpara një vjetorit të shpërthimit tragjik, ditë e cila do të shërbejë si një moment proteste për opozitën. Socialistët do të organizojnë një pelegrinazh nga Gërdeci në Tiranë. LSI do të kërkojë largimin e kryeministrit.


Por kryeministri, ndërsa ka në krah të tij zotin Mediu do sulmojë prokurorinë: "Prokuroria me akuzat fallso që ka formuluar në fillim ka përdhosur të vdekurit"

Në Gjykatën e Lartë dosja do të kalojë përmes një kalvari zvarritjesh. Ndërsa në zgjedhjet e qershorit zoti Mediu rizgjidhet deputet dhe përfshihet sërish në kabinetin qeveritar duke bërë që të hapet një polemikë e re.

Por Ministri i Mjedisit Mediu do i kërkojë gjykatës pushimin e cështjes për shkak të imunitetit parlamentar. Çështja ndaj tij më 9 shtator do të mbyllet. Nga prokuroria reagimi do të jetë i thatë: "Ne kemi mbajtur një qëndrim të ndryshëm në seancë gjyqësore. Kemi dhënë dhe argumentat por në fund të fundit është gjykata ajo që vendos". - thotë kryeprokurorja Ina Rama.

Akuza nuk do të kërkojë më heqjen sërish të imunitetit për ministrin.

Kjo çështje do të lerë një shije të hidhur mbi sistemin e drejtësisë. Por nuk ishte e vetmja. Edhe dosja e rrugës Durrës Kukës, një hetim i gjatë ku dyshohej për një shpërdorim prej 230 milion eurosh e nën akuzë ishte vënë ministri Lulëzim Basha, u pushua, në 10 Prill, po nga gjykata e Lartë për mangësi proceduriale nga ana e Prokuorisë, ndonëse sipas shtypit për një rast analog po kjo gjykatë dhe të njejtët gjyqtarë kishin marrë një tjetër vendim.

Prokurorja e përgjitshme Ina Rama do të reagojë sërish vetëm me një fjali shumë ditë më vonë: "Vendimi i gjykatës së Lartë është i formës së prerë".

Ndërsa Ministri Basha në dalje nga gjykata do të flasë për mbylljen e një komploti politik antishqiptar: "Sot merr fund një komplot politik kundër rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë".

Por pavarësisht pushimit të çështjes, kjo rrugë do të vazhdojë të jetë në qendër të debateve, veçanërisht pasi në një nga krahët e tij do të ketë një shembje masive. Opozita thërret në lojë sërish prokuorinë, ndonëse deklaron se ajo tashmë i është dorëzuar trysnisë së pushtetit.

Sistemi i Drejtësisë, do të jetë nga fundi i vitit objekt i deklaratave të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të ndryshëm ndërkombëtarë të cilat janë në unison në kërkesën për një gjyqësor të përgjegjshëm që t'i bindet vetëm ligjit dhe që politika t'i mbajë duart larg këtij sistemi.

30.12.2009 Lajmi I Fundit Rama-berisha4
SpLaSh
SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 31
Location : AlbaNia KuKeS

http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi