AlbaniaLive
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Peshkopia pozit gjeografike EmptyTue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Peshkopia pozit gjeografike EmptyWed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Peshkopia pozit gjeografike EmptyWed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Peshkopia pozit gjeografike EmptyWed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Peshkopia pozit gjeografike EmptyWed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Peshkopia pozit gjeografike EmptyWed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Peshkopia pozit gjeografike EmptyWed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Peshkopia pozit gjeografike EmptyTue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Peshkopia pozit gjeografike EmptyTue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu Oct 24, 2024 12:02 am

Peshkopia pozit gjeografike

Shko poshtë

Peshkopia pozit gjeografike Empty Peshkopia pozit gjeografike

Mesazh  Dibrani Thu Jan 21, 2010 11:38 pm

Pozita gjeografike
Rrethi i Dibrës bën pjes në rajonin vërioro-vëri lindor me një reliev përgjthësisht kodrinor-malor.Pra shtrihët në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së drinit të Zi dukë u kufizuar në lindjë nga vargmali i Korabi dhe në përëndim nga vargmalët e Lurës.Qëndra ë rrëthit është qytëti i Pëshkopisë që është edhe qytëti i 3-të pas atij të Srugës dhë Dibrës së Madhë në rëpublikën ë Maqëdonisë. Qëndra e rrethit (Peshkopia) që shtrihet 185 km nga kryëqytëti dhë 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqëllarë Ky rreth është vendosur në këto kordinata gjëografikë:41ş 53’ 20”,dhë 41ş 33’ 40” gjërësi gjeografikë vëriorë dhë 20ş 34’ 50” dhë 20ş 07’ 00” gjatësi gjeografikë lindorë.Kufizohët nga kufij konvcionalë në lindjë më republikën ë Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitarë 90 km nga të cilat 19 km janë lumorë.Në vëri kufizohët më rrethin e kukësit më 75 km vijë kufitarë.Në përëndim më Mirditën 13 km vië kufitarë dhe me rrëthin ë Matit më 60 km vijë kufitarë.Në jug më Bulqizën 27.8 km vijë kufitare Ky reth ka një ndërtim të komplikuar gjeologjik që është kapur herë pas herë nga lëvizjet neotektonikë ngritëse që ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e rrelievit..Rethi i Dibrës ka një rëliëv kodrinor-malor që varion nga 350 m(lug drinit të zi) dëri në 2751 në majën ë Korabit..Bën pjes në zonën klimatikë mesdhetarë malore dhe mesdhëtarë para malorë meqënë së është pjës përbërësë ë pëllgut të Drinit të zi.Ka një hidrografi të pasur më burime mbi tokësore dhë nën tokësorë ku dega kryësorë është Drini i Zi.Dibrëra dallohet për shumëllojshmërinë e tokavë të cilat për shkak të rrelievit malor shprehen qarte.Gjejmë brezin e tokave aluvionalë rreth lumit të drinit të Zi, të kafëjta,të murrme pyore dhe atë livadhorë malore.Në këtë takojmë brëza bimorë si :brezi i dushqeve ,ahut dhe haloreve dhe kullotavë alpine. ky reth ka një popullsi prej 75000 banorësh të vendosur në 1088 km˛ kryesisht në vëndbanimë të rralla e rurale.Nga pipamje administrativë ky rreth ka në përbërjen e tij 1 bashki(Peshkopia) dhe 14 komuna.

POZITA e ketij rrethi ka luajtur një rrol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone që ka qënë here pozitiv e here negativ perjudhave të ndryshme historike dhe nën ndikimin e faktorëve socialë dhe ekonomikë që kanë lënë gjurmë .Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shërbyër si një ure lidhëse për trevat ë vëndit tonë nga parëndimi në brëndësi të territoreve shqipëtare.Që në antikitët ka funksionuar rruga DURRËS -FUSHA e TIRANËS –DIBËR e cila lidhte bregdetin me vise të tjera lindorë.Rolin e kësaj pozite e dëshmon qarte zhvillimi socilë-ekonomik ,pasi në 1911 Dibra ishte një qëndër e rëndësishme artzanale,tregetarë,ndërtimorë etj,për këtë flasin qartë të dhënat e popullsisë ku ky rtheth kishte 11000 banorë.Por rroli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbetën qëndra të medha tregtare si (Dibra e madhë)dhe urbane për kohën. Pas 1913 kjo zonë vazhdoj ta luaj këtë rrol por me një intensitet më të dobët.deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktorë pengues dhe izolues për të .Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intënsitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmëndur projekte të ndëtimit të Autostradës që do të kalontë nëpër rrugën ë vjetër dhe lidhja e saj me një arterje me rrethin e Kukësi do ti rikthente një rëndësinë e pozitës gjeografikë të këtij rethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthentë këtë rëth në një Qëndër të një eurorajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhët faktor zhvillimi.

[redakto] Kushte natyrore
Rethi i Dibrës ka një ndërtim te larmishem gjeologjik molasat e plio-kuarternarit. flishiri dhe formacione te tjera si magmatik dhe depozitime të kuaternarit ne afërsi të luginës .vendin kryesor e zënë molasat e plio-kuarternarit,porgjejmë edhe rreshpet e paleozoit si dhe gëlqeroret e mesozoit që janë edhe formacionet më të vjetra të vendit tone.kurse shkembejtë efuzivë dhe flishet ndertojnë skajin me jugor te vargut të Korabit gjejmë edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike.këto formacione kane bërë që ky rajon te kete pasuri te shumta si bakër në kodrat e Tominit,mermer ne Muhur si edhe pasuri të shumta ne inerte argjila.

[redakto] Relievi
Relievi i zonës është malor dhe dallohet për karakterin kompleks në përberje te relievit gjejmë: kurrize malore,pllaja,gropa,fusha karstike si dhe malësi e lugina.kjo malesi shtrihet nga 380-2751 m ne skajin lindor pra amplitude hipsonometrike është e madhe ,mbizotrojnë malësite mbi 700-900m qe ulen gradualisht ne drejtim te perendimit .Coptimi horizontal i rrelievit në këtë zonë është i madh dheshume i madh ne terrigjenet e vjetër dhe te rij dhe i vogel dhe shumë i vogel në gelqeroret.Energjia e rrelievit është mesatare ne shkembejtë terrigjene ne pjesën qendrore dhe ne rrethin ata shkojnë ne vlerat maksimale 400-500m/km˛.Në këtë malësi takohen tipa të rrelievit strukturoro-eroziv ,erozivo-dedunues, karstik ,akullnajor.rrelievi strukturor eroziv takohet ne gjith zonën,edhe rrelievi karstik është shumë i pëhrhapur këtu duhet theksuar se kanë ndikuar klima me reshjet dhe me larmine e saj e ndryshymet e theksuara në parametra .gjejmë forma te larmishme si:ulluqe, brazda,gishtezima,dalina, fusha dhe lugje e lugina karstika gjejmë edhe forma nën tokesore si shpella ,boshlleqe e lugina nen tokesore, te ndryshme Rrelievi akullnajor ka shtrirje te e gjejmë vetëm ne pjesë te larta si majat e e maleve që kanë përberje gëlqeroresh.Gjejmë edhe lëndina me peisazhe piktoreske si fusha e Korabit,bjeshkët e Shehut qe janë të ralla për nga vlerat ekonomike.

Ndërtimi gjeologjik në këtë reth mundëson zhvillimin pasi kjo yonë është e pasur me minerale,lendë ndërtimi dhe mermere.Ky ndertim gjologjik ka bërë që vendbanimet të vëndosen kryesisht në përbëriet gëlqerore dhe në kontaktet me shtresa të tjera për arsye të burimeve hidrike. Përbërja me argjila dhe gëlqerorë ka bërë që edhe oferta të jetë shumë e pasur per ta. Duhet theksuar se per sa i përket relievit në vendosjen e vend banimeve dhe ndikimin e tij në zhvillimin social-ekonomik ai ka ndikuar në karakterin e një ekonomie të mbyllur dhe me drejtim në degën e blektoris pasi oferta e tokave pjellore bujqësore është e kufiuar. Relievi ka qënë përcaktues edhe në arkitekturën e ndërtimeve dhe mënzres së jetesës në yona të izoluara. Ky reliev ka përcaktuar edhe vendosjen larg njera tjetrës të yonave të banuara duke lënë të lira tokat prodhuese. Ky rajon ka mundësi te mëdha për zhvillimin e turizmit.peizazhe piktoreske ofrojn edhe parku kombtar i Lurës si me pyet e shumta,liqenet që janë shumë të bukura.

[redakto] Klima
Rrethi i Dibrës bën pjes në zonën klimatike mesdhetare malore dhe atë mesdhetare para-malore meqënë se është pjes e pellgjeve të lumejve të Drinit. Dallohet për ndryshime të dukshme nga një sektor në një tjetër sidomos në drejtimin vertikal.Në formim të kesaj klime kanë ndikuar faktore si:lartesia dhe rrelievi e territorit,ndikimi i madh i klimës kontinentale nëpërmjet erave që vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimë dallohet për klimë të ashpër ,të gjatë dhe me reshje të mëdha te dëbores dhe verë te freskët por pa reshje Temperatura mesatare shkon nga 6 şc në malin e Korabit ne 11 şc ne afersi te luginës.Po ta krahasojmë me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4şc-8ş ç’kuptohet që shkaku kryesor është lartesia mbi nivel të detit dhe pozicjoni i soj lindor që kushtezon një ndikim nga brendesia e ballkanit.Në perjudhën prill-shtator temperatura mesatare është 16şC në afersi të qytetit Për muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 şC ne pjesë të larta dhe 16 şC ,në afersi të luginës .Muaji janar është muaji me i ftohte i vitit ku mesatarja shkon nga 0şC ne -3şC. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo të vogla që shkojnë rreth 17şC-18şC.Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15şC temperatura maksimale e zonës është rregjistruar në korrik të 1996 në qytet 39.5şC kurse ajo minimale është rregjistruar në 1959 kur ka arritur -20ş amplituda midis vlerave është relativisht jo e vogël që shkon 60şC. Data mesatare e fillimit te ngricave eshte 1 nendori dhe data mesatare është 15 marsi.Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136 dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore te vendit ajo eshte 40-45 dite.Numri maksimal shkon 166 -190 ne zonat me malore te kesaj zone që kemi marre në studjim.Për sa i perket sasise së rreshjeve zona futet ne zonat nën masataren së vendit.Kjo vlere shkon nga 900 mm (në qarrishte )ky ndryshim lidhet me deporimin e erave te ftohta e te thata .Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në pjesen e ftohte te vitit,90 %,Kurse në pjesen e ngrohte bin rreth 10-15%,Muaji me i laget eshte nendori me 12% të rreshjeve afro 225 mm,kurse muaji më me pak reshje është korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve ne 24 ore ka qënë 127 mm .Per reshjet e debores mund të themi se fillojnë msatarisht me 1 nendor dhe data e mbarimit është 20 mars.Numri mesatar i ditëve me borë shkon 38 dite dhe krijon një shtrese mesatre prej 30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m në shpata te malit. Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimev në këtëreth. Po ashtu kjo klimë që është edhe shumë e shëndetshme por nuk lelon kultivimin e të gjithallojeve të bimëvë dhe me dukuri si:ngrica ta gjata dhe të vona,dorë të hërshmë,reshje të mëdha të borës dhe të breshërit, jo pak herë ka shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i ka dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik.por kjo klimë ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve të turizmit,si edhe të disa sektorëve të tjerë të ekonomise.

[redakto] Hidrografia
Ky rreth ka një rrjet hidrografik shumë të pasur qe përbëhet nga lumaj,liqene përrej, burime nën tokesore dhe mbi tokësore. Dega kryesore është lumi i drinit të ziqë merr me vete disa degë të tjera si:Malla,Seta,Veleshica,Murra etjer. Këta degë kane karakter të vrullshëm dhe me prurje të mëdha në kohën e shkrirjes së borës. Gjë që i bën ata të jënë shumë të demshëm dhe të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke sjelle shumë materiale të ngurta e shkaktuar përmbytje të tokave përeth.

Gjatësia dhe pellgu janë përkatësisht
Emri gjatësia ne KM pellgu në KM˛
Drini zi 57 530
Murra 19 135
Malla 18 126
Seta 13 137
Veleshica 15 84
Midis pasurive të shumta vlen për të përmendur edhe liqenet shumë të bukura të Lurës,burimin e llixhave si edhe disa burime të vogla në afërsi të qytetit,pasuritë hidrike kanë ndihmuar jo pak në zhvillim ekonomik të këtij rethi si nnë energji,ujitje,peshkim,indrustri, etjer por këto burime sherbejnë edhe për terheqje të turistëve si per turizëm balnear,argëtues,pushues, eko turizem etjer.

[redakto] Tokat
Shtrirja nga 380m deri ne lartesi te Korabit ka bere qe ne te gjejme shume breza dhe nen breza tokash duke ndikuar drejte per drejte ne bimesine e zones. Larmia e kushteve natyrare pedogjenetike ka kushtezuar edhe shume llojshmerine e tokave .Ne kete drejtim dallohen : Tokat e kafejta kane shtrirje jot e madhe dhe zene 20 % te territorit te zones shtrihen ne lartesite 600-1000 m mbi nivelin e detit sidomos ne pjjesen veriore pergjate lugunave te okshtunit , te perrojit te boroves ,brodanit etjer.Formoohen mbi gelqeror dhe me pak magmatike dhe klime te ftohte dhe me rreshje te bollshme , Ne dimmer ndodh shperlarja e kriprave kurse ne vere ndodh grumbullimi I tyre.per pasoje shfaqen njolla karbonatesh,kane structure granulare dhe teper te thelle qe shkon 1.2-1.5 m permbajte humusi qe shkon 4-9 % ne siperfaqe dhe 1 % ne thellesi. TAKOHEN NENTIPE TE TOKAVE TE KAFEJTA SI:tokat e kafejta tipike, te zeza dhe te kafejta livadhore.

[redakto] Tokat e murrme pyjore
Ose te pyeve te ahut dhe te pishes qe shtrihen ne lartesite 1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zene pjesen me te madhe te kesaj malesie reth 40%I gjejme te perhapura ne pjesen qebdrore ,jugore dhe ate lindoreDuke patur nje zhvillim mbi sedimentaret dhe magmatiket.Formahen ne rreliev te copetuar dhe te gerryer klime te ftohte qe kushtezon shperlarjen e kripave nen pyet e ahut dhe te haloreve.Kane profil te trashe qe shkon 80-120 cm e perbere nga nje shtrese e zeze rreth 5 cm. Takojme nen llojrt si:toka te murme pyore te zeza.te murrme tipike , te murrme te kuqerremta te shperlara ,karbonata hunusore etj Toka te ketij brezi jane te vena pak nen kulturat bujqesore tashme jane braktisur duke u lene ne doren e degradimit dhe deezertifikimit.

[redakto] Tokat livadhore-malore
Edhe keto toka zene 40 % te territorit te kesaj malesie dhe shtrihen ne lartesite mbi 1700 m mbi nivelin e detit I gjejme te perhapura ne lindje te zone pran maleve kallkan ,mirake ,raduc .Formohen mbi gelqeror ne kushte te nje klime te ashper dhe me reshje , kurse rrelievi I tyre eshte heterogjen dhe dallohet per copetim dhe pjerresi te medha Profili shkon rreth 100 cm me nje horizont humusor te trashed he nje shtrese te pershkueshme ne siperfaqe nga rrenjet e cila formon nje shtrese sfongjerore.Shtresa humusore shkon deri 40 cm ka ngjyre te zeze deri kafe te erret .Takohen disa nen tipe si:tokat tipike livadhore malore,toka livadhore te zeza,tokat e djerrit dhe toket tokat e stepave.

Pozita gjeografike e zones,kushtet natyrore te saj,ndertimi gjeologjek ,copetimi I madh I rrelievit I shoqeruar me nje klim teper te larmishme ka kushtezuar nje shume llojshmeri te botes bimore te kesaj malesie. Faktoret e lartepermendur kane bere qe bimesia e kesaj zone te dallohet per mbizoterimin e bimeve mase europjane dhe veri ballkanike qe jane shume te ndryshueshme nga bimesia mesdhetare qe rritet ne perendim te vendit. Shfaqet nje katezim vertikalku llojet kryesore perfaqesohen nga keto lloje bimesh:shkurre mesdhetare, dushqe. Ahu dhe pisha dhe kullota alpine.

[redakto] Shkurret malore
Ky kat bimore shtrihet nga 380deri ne lartesite 600 m mbi nivelin e detit e marre ne total kjo bimesi ze 31% pra ze nje siperfaqe te vogel te gjithe bimasise zones.Zhvillohet nen nje klime me te bute se brezat e tjere.Ne kete brez shfaqet nentipi I shitblikut perbere nga bime qe I leshojne gjethet.

Duhet theksuar se ky kat eshte mjafte I demtuar nga dora e njeriut dhe e zevendesuar nga toka te punueshme prandaj ne shume sektore te ketij brezi shfaqet degradimi.Ky kat bimor shfrytezohet per kullota dhe dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shume bime me vlera mjeksore dhe mjaltese.

Kati I Dushkut, ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, eshte I perhapur net e gjithe zonen dhe ze 17 % te bimesise totale te Malesise . LLojet kryesore te bimeve jane: Dushku, panja, lajthia, bunga, etj. Edhe ky kat eshte shume I demtuar pasi bimedia e tij shfrytezohrt per ngrohje ne stinen e ftohte.Kati I Ahut dhe I haloreve: ky kat shtrihet nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjith siperfaqja e ktij kati ze 23% te bimesise se zones. Perhapjen me te madhe e ka ne pjesen jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor I bimes mbizotruese eshte Ahu, nga e ka marre emrin kati.

Ne perberje te ketij kati marrin pjese edhe bredhi , pisha, qe jane me pak te peehapura, por takohen edhe panja, Frasheri, meshtegna, etj. KY kat bimor ka pasurite me te medha floristike te perbere nga pyjet te ahut dhe te pishes, kjo bimesi kushtezon edhe zhvillimin e ekonomise pynjore qe perben nje nga aktivitetet kryesore te popullsise te kesaj komune. Kullotat Alpine, ne Malesine e korabit me qe ka reliev te larte nje shtrirje te konsiderueshme ka edhe kati bimi kulotave alpine.duhet theksuar se ne kullota te kesaj komune kullosin rreth 15 krere bageti te imta dhe 1500 krere gjegje te Klima e ashper dhe me rreshje te shumte te debores ka kushtezuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo lloje bimesie eshte e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m konkretisht ne malin e,deshatit dhe lartesi te tjera. Ky kat shfrytezohet si kullot per bagetine ne stinen e ngrohte te vitit, po ashtu krijon edhe nje peisazh te bukur piktoresk duke krijuar mundesi te shumte e te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelbert.

[redakto] Bota shtazore
Larmia dhe pasuria qe ka kjo zone sin e aspktin klimatik , ate te tokave, te n flores etj ka krijuar kushte shume te fazorshme per zhvillimin e nje bote shtazore shume te larmishme. Kete gje e deshmon ekzistenca e shume specieve te vecanta sipas karakterit te habitatit. Do te dallonim boten shtazore te shkurreve, te pyjeve te ahut dhe te dushkut ne lartesine boten interresante te kullotave alpine dhe te pak habitateve ujore. Ne habitatet e shkurreve qe jane me pak te zhviiluara e me pak te perhapura dhe te degraduara nga dora e njeriut gjejme: Lepuri I eger, cakalli, thelleza, dhe nje sere shpendesh te tjere.

Ne habitatet e dushkut qe edhe ky kat eshte I demtuar takohen rralle: Ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Ne habitatet e pyjeve te ahut dhe te pishes qe jane me te dendura dhe me pak te prekura nga dora e njeriut takohen specie te vecanta: Ariu, Shqiponja, RRjepulli, miu vogel, urithi, etj.

Ne habitatet e ujrave te kthjelleta dhe te ftohta te ketyre lumenjve takohet trofta e eger dhe disa lloje te tjera peshqish cka e ben kete zone te dallueshme nga zonat e tjera te vendit. E gjithe kjo ,pasuri e botes shtazore dhe me vlera te vecanta ofron kushte per zhvillimin e disa llojeve te turizmit si : sportive, ekologjik, clothes, etj.0

[redakto] Vleresime
Nga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha keto eko siteme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi ,mellaga ,sherebeli qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne zhvillimin e zones pasi ne diber ka shum lloje bimesh qe gjejne kushte ,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine ,vreshtarine si edhe shume lloje bimea sharash ZHVILLIMI EKONOMIK PERIUDHA DERI NE 45 Duhet theksuar se si e gjithe SHQIPËRIA edhe rethi i DIBRËS ka pasur nje zhvillim te vogël ekonomik Pozita e kesaj zone duhet theksuar se shpesh here ka qënë faktor pengues pasi kjo zone ka shërbyer si rrugë për eksperditat ushtarake qe kane vizituar zonën ketu duhet theksuar se edhe shteti Sebise ka pretendime për teritorin e kesaj komune gje qe ka cuar qe kjo zonë te digjej e shkaterrohej nga pushtuesit duke shkaterruar keshtu edhe ekoniminë dhe prodhimet e pakta bujqësore .Pasi edhe tokat ishin ne duart e bejlere e agallareve.Ne kete kohe banore te kesaj komunë merreshin me profesione te lira artizanat,bujqesi edhe tregeëti me prodhime blektorale e bujqësore .Në këtë kohe qyteti kishte 120 banesa ,1 treg ku ne te kishte edhe 3 kafene,kishte nj xhami ,disazyra per administraten e asa kohe si edhe nje shkollë.

PERIUDHA 45-90 Në perjudhën 45-90 perfshi neën kolektivizimin ku çdo gjë u perfshi ne koperativa.Ky reth ishte më e privilegjuar pasi edhe tokat e saj ishin me pjellore e sasia e saj ishte me e madhe.Edhe keto te ardhura ishin te pakta e te pa mjaftueshme por sido që të jete ky popull e kaloi keëtë perjudhe dhe u rezistoi krizave te shumeë perjudhave. Fillimisht fshatareve u la 300 m˛ per familje per navoja vatijake por me pas edhe kjo sasi tokë erdhi duke u zvogëluar ne 1000 m˛ e me pas ne 400m˛ duke cuar ne nje krizë të plote për banore te zones ndersa industria ne këtë kohe ishte shume e vogël.Mund te permendim minjerën e rrethit Bulqizë që në ate kohe ishte nën rrethin e Dibrës,minjeren e mermerit ne Muhur si edhe ate te guri te kuq,ishte fabrika e makaronave Ramiz Varvarica,SMT, si edhe nj sere objektesh te vogla per shfrytëzimin e inerteve,kyreth ka qënë i pasur me burime hidrike që jane shfrytëzuar për energj,uitje,peshkim,etj.Duhet theksuar se ne këtë kohe u ngriten një sërë verash si hidrocentrale lokale ashtuedhe vepra te tjera si kanalizime qe i erdhën ne ndihmë bujqesisë.Në këtë kohe u bënë edhe disa ndertime edhe ne qytet brenda si u ndertuan rrugë,rreth 1000 apartamente banimi të mire projektuara per popullsine e ardhur,pallati i sportit,stdiumi i futbollit,spitali i ri me rreth 320 shtrëtër si edhe një qëndër balneare me rreth 180 shtrëtër ,hotel korabi si edhe shumë restorante te tjere Sasia e tokes 2500 ha toke plellore bujqesore dhe 700ha pye dhe kullota jane pasuri jo e vogel.Sic permendem me siper kjo komun ka edhe burime hidrike,pasuri me inerte edhe minerale te tjera por qe pak shfrytezohen.

Ekonomia e Dibrës pas viteve 1990 Pas viteve 90 me ndodhjen e ndryshimeve si në gjitje Shqipërinë çdo pronë shtetrore kthehet në prone private.Me reformën agrare toka shkon ne duar të pronarëvë duke bërë një copëtim shumë të madh te tokave gje që çon në vështirësi për krijim të fermave konkuruese ne treg.Dega që jep më shumë se 50 % të të ardhurave është bujqësia.Në perjudhen e viteve 1990-2003 rrethi i Dibrës kishte 15815 ha tokë bujqësore dhe 20396 fermer Nga 19117 ha tokë që kishte ne 2003,10650 e zinin bimët e arave,612 ha drufrutorët,358 ha perime,472 ha petate,4891ha faragjëre.Nga sa pamë më sipër del qartë se në dibër nuk kemi ferma të mirfillta ose parcela ta mëdha por një copëtim të tokës bujqësore. Për u përmendur janë edhe disa plantacione të vogla që Kano filluar të landin në fshtrat afër qytetit me pemë kryesisht të importuara nga Europa perendimore.

[redakto] Blektoria
Ne këtë rreth kjo degë është shumë e rëndësishme dhe ka qënë gjithnjë baza e ekonomisë bujqësore në mitin 2003 në këtë rreth kemi 17266 krerë gjedhë,dhe 53010 krerë të leshta,në mitin 2003 çdo banori të Dibrës i takojnë 422 litra qumësht dhe 47 kg mish në vit.Indrustia në retińí e Dibrës ka qënë gjithnjë një degë e dytë.Pas viteve 90 do të kemi një shkatërrim të atyre objekteve indrusriale që kishte,tani po vihet re një përmisim i vogël në këtë drejtim në degë si indrustria ushqimore,ajo e përpunimit te produkteve bujqesore e blektorale si edhe ajo e lëndëve të para për ndërtim.Objektet më të permandura jane fabrika e miellit,ajo e pijeve,disa lavatriçe rërash e zhavoresh,si edhe disa boxho.Në 2004 rethi i Dbrës kishte 808 subjekte private jo bujqësore ,8 hotele dhe restorante,1 fabrikë mielli,9 pika karburanti, 452 pika shumice,1 qëndër balneare,38 ndërmarje druri,138 furgone ,autobuze dhe kamione trasporti si edhe 89 ndermarje sherbimesh

[redakto] Tipare të zhvillimit demogrfik
Sipas pë dhënave të INSTAT në retińí e Dibrës banojnë 75262 banorenë 15394 familjeme rreth 4.9 anëtare për familje. Ka një dendësi 70 b/km˛. Duke analizuar të dhënat del se nga rethi Dibër nga viti 1990 janë larguar 24106 banore pasi në mitin 1990 ky reth kishte afro 99368 banore. Kjo popullsi është vendosur në Tiranë 67 %,Durres 21% dhe rrethe si:Lushnje,Fier, Lezhë,Kavajë,deri Sarandë dhe Shkoder. Duke analzuar moshën e punës. Për tu theksuar se të largurit në masón 90 % janë nga fshatrat e largëta. Mosha 0-14 vjeç 15-64 vjec +65vjeç
Dibrani
Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 36
Location : -----------------

http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi