AlbaniaLive
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyTue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyWed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyWed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyWed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyWed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyWed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyWed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyTue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Në Kosovë nuk ka drejtësi! EmptyTue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 21 më Wed Dec 21, 2022 11:01 pm

Në Kosovë nuk ka drejtësi!

Shko poshtë

Në Kosovë nuk ka drejtësi! Empty Në Kosovë nuk ka drejtësi!

Mesazh  Dikush Tue Feb 02, 2010 10:42 pm

Sot (2 shkurt 2010) në kohën kur nga institucionet e Kosovës po kremtohej “sundimi i ligjit” në Kosovë, në Sallën Kuqe të Pallatit të Rinisë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndërmorrën një aksion simbolik për të treguar se në Kosovë nuk ka fare drejtësi. Aktivistët e Lëvizjes mbajtën parulla në të cilat ishin të shkruara fjalitë e mëposhtme si dhe hodhën masivisht fletushka në të cilat shkruhej “NË KOSOVË NUK KA DREJTËSI!”.

Ndërkohë, organizatorët e manifestimit si dhe anëtarët e sigurimit intervenuan dhunshëm dhe i nxorën një pjesë të aktivistëve tanë nga salla. Aktivistët e tjerë, në shenjë protestuese reaguan duke fishkëlluar me pipa dhe më pas u larguan dhunshëm nga Policia e Kosovës.

Ky intervenim ishte edhe një shembull më tepër se si “drejtësia” në Kosovë i ka dy fytyra. Ajo është policore në raport me qytetarët e Kosovës kurse, toleruese në raport me shkelësit e vërtetë të ligjit: strukturat paralele të Serbisë, politikanët e korruptuar, etj.

Organizimi i një manifestimi të tillë për kremtimin e të ashtuquajturit sundim të ligjit është pjesë e projektit të këtij sistemi politik që për qëllim ka krijimin e iluzionit tek qytetarët e Kosovës se në vendin tonë çdo gjë është në rregull, kurse krejt çfarë na ka mbetur është të kremtojmë. Ky iluzion është i papranueshëm kur jemi dëshmitarë se çdo ditë, qytetarit të këtij vendi i shkelen edhe të drejtat më themelore.
Dikush
Dikush

Posts : 115
Join date : 20/12/2009
Age : 35
Location : Tropoja/Albalia

http://wWw.Dikush.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi