Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyTue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyWed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyWed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyWed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyWed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyWed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyWed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyTue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Free forum : Albania Live Forum - INFO EmptyTue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Affiliates
free forum

Shqipet e Pergjakshme

Tue Feb 02, 2010 10:45 pm nga Dikush


Sapo doli edhe kg e Mbretit te Rrebel UniKKatiL/t 2010
king

Komentet: 1

Në Kosovë nuk ka drejtësi!

Tue Feb 02, 2010 10:42 pm nga Dikush

Sot (2 shkurt 2010) në kohën kur nga institucionet e Kosovës po kremtohej “sundimi i ligjit” në Kosovë, në Sallën Kuqe të Pallatit të Rinisë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndërmorrën një aksion simbolik për të treguar se në Kosovë nuk ka fare drejtësi. Aktivistët e Lëvizjes mbajtën parulla në të cilat ishin të shkruara fjalitë e mëposhtme si dhe hodhën masivisht fletushka në të cilat shkruhej “NË KOSOVË NUK KA DREJTËSI!”.

Ndërkohë, organizatorët e manifestimit si dhe anëtarët e sigurimit intervenuan dhunshëm dhe i nxorën një pjesë të aktivistëve tanë nga salla. Aktivistët e tjerë, në shenjë protestuese reaguan duke fishkëlluar me pipa dhe më pas u larguan dhunshëm nga Policia e Kosovës.

Ky intervenim ishte edhe një shembull më tepër se si “drejtësia” në Kosovë i ka dy fytyra. Ajo është policore në raport me qytetarët e Kosovës kurse, toleruese në raport me shkelësit e vërtetë të ligjit: …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

PS akuzon qeverine: Paguan 35 zv/ministra

Tue Feb 02, 2010 10:06 pm nga Dikush

Free forum : Albania Live Forum - INFO Bracet
Partia Socialiste ka patur ne fokus te akuzave te saj shpenzimet e fryra e te pajustifikuara te qeverise ne nje periudhe krize ekonomike qe sipas deputetit Erjon Brace po fundos cdo dite e me shume qytetaret shqiptare.

Zoti Brace renditi nje sere pikash, te cilat sipas tij jane tregues i nivelit te krizes rritjen e cmimeve per prodkutet ushqimore dhe ato jetesore, rritjen e taksave, zhvleftesimin e lekut dhe renien e te ardhurave. Ne keto kushte tha deputeti socialist qeveria jo vetem qe nuk mendon per shqiptaret por rrit shpenzimet per organikes e saj.

"Per shkak te vendimmarrjes politike ne kemi sot 35 zevendesministra, me shume se ne çdo vit e qeveri qe prej vitit 1912, ne nje strukture ekstremisht jo normale, jo funksionale po aspak sherbyese. Nje çete me njerez politike e te paafte, te papershtatshem e dallkauke. Nje çete qe kushton shume por qe e paguajne qytetaret shqiptare, me qindarkat e tyre te krizes. 140 mln leke …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

Tryeza, Topi pret Berishen

Tue Feb 02, 2010 9:46 pm nga Dikush

Free forum : Albania Live Forum - INFO Salao
Burime per Top Channel konfirmojne se Presidenti i Republikes po pret qe mazhoranca te shprehe ne menyre te qarte vullnetin per t'u ulur ne nje tryeze politike.

Deri me sot kryeministri eshte shprehur se nuk refuzon askend qe do te organizoje negociata dhe nese Topi do te binde Ramen, per t'u pershtatur me rregullat e shtetit ligjor qe jane vendimi i gjykateve, atehere ai mirepret cdo takim.

Kurse kryetari i opozites eshte deklaruar se e ka shprehur qarte gatishmerine per t'u ulur ne nje tryeze te hapur per dialog dhe per zgjidhjen e krizes politike.

Burimet saktesojne per Top Channel se Presidenti i druhet mospjesmarrjes ne tryeze te kryeministrit.

Sic pohoi ne nje interviste per Top Channel Afrim Krasniqi, ish-keshilltar politik i Presidentit Moisiu dhe deshmitar okular i disa tryezave, kryetari i partise demokratike Sali Berisha nuk ka marre pjese me argumentin se si kryeminister ai nuk mund te ulet ne tryeza partish politike.



[ Më shumë ]

Komentet: 0

Heq flokët ekstension

Mon Feb 01, 2010 8:39 pm nga Dikush

Free forum : Albania Live Forum - INFO Cili
Pak muaj më parë e pakënaqur nga flokët e shkurtër këngëtarja Çiljeta Xhilaga vendosit t’i zgjaste ato. Dhe ne të “Bluetooth” ju sollëm edhe fotot e para, ku Çili u shfaq me flokët e zgjatura “ekstension”. Por duket se nuk është kënaqur me to. Kështu që nuk e ka zgjatur dhe i ka hequr, për t’u rikthyer sërisht tek flokët e saj të shkurtër, siç e shihni edhe në foto. Në fakt ajo njihet që eksperimenton me flokët, kjo edhe për shkak se nuk i duhet të vërdalliset nëpër parukeri, pasi mamaja e saj është edhe parukieria e Çilit, që u jep jetë gjithë dëshirave të saj, pa u menduar shumë.

Komentet: 0

Fustanin e bardhë do e vesh në vjeshtë

Mon Feb 01, 2010 8:27 pm nga Dikush

Free forum : Albania Live Forum - INFO Xhemi
Xhemi Shehu, 27 vjecarja e cila e nisi karrierën si një velinë dhe që aktualisht është bashkë prezantuese e spektaklit “E diell” do t’i thotë lamtumirë beqarisë për të kurorëzuar lidhjen e saj disa vjeçare me të fejuarin, Visin. Një histori e fshehur nga kamerat por jo mes familjeve të dy të dashuruarve. Bluetooth zbulon në numrin e sotëm se Xhemi do të kurorëzojë martesën në vjeshtë.Një dasëm tradicionale shqiptare dhe ku Xhemi ëndërron të vishet vetëm me një fustan të bardhë, asnjë fustan shoqërues, ashtu sic është dhe tradicionalja. Po kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes? Ai është Elvis Sula administartor i një shtypshkronje në Tiranë.

Komentet: 0

KE$HA - TiK ToK | New !1!1!1!1!1!1!1!1!

Mon Feb 01, 2010 2:44 pm nga SpLaSh



I love you I love you Like a Star @ heaven Like a Star @ heaven bY SpLaSh FoR MisTrecjA_logeL !!! Like a Star @ heaven Like a Star @ heaven I love you I love you

Komentet: 0

31.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Vendi

Sun Jan 31, 2010 3:22 pm nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Gripi-shqiperi
Virozat, zyrtarisht jemi ne epidemine e dyte

ot jemi ne diten e fundit te muajit janar. Zyrtarisht ndodhemi ne krye te sezonit problematik per sa u takon infeksioneve, virozave, gripit te zakonshem, por edhe gripit te derrit.

Sipas Ministrise se Shendetesise dhe Institutit te Shendetit Publik, zyrtarisht jemi ne sezonin e epidemise numer dy.

Pas muajit nentor, ku u shenuan edhe rastet me te shumta te te infektuarve nga viroza, gripi i parakohshem, por edhe virusi i gripit te derrit AH1N1, nje periudhe tjeter e “rrezikshme” eshte ne fillim. Muaji shkurt, i parashikuar si me problematiku qe nga shtatori i 2009-s, pritet te shenoje edhe numrin me te larte te infeksioneve dhe te prekurve nga gripi. Piku i qarkullimit te viruseve, por edhe te te semureve te fazave te lehta dhe te renda pritet te kete me “shumice” pikerisht gjate ketij muaji.

Fluksi

Nese secili prej nesh do te beje nje sondazh te thjeshte, do te kuptoje se …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

31.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Vendi

Sun Jan 31, 2010 3:21 pm nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Bora
Moti, veshtiresi per qarkullimin ne disa akse

Reshjet e bores qe rane gjate nates dhe temperaturat e ulta kane veshtiresuar qarkullimin ne disa prej akseve te rrugeve kombetare ne veri dhe verilindje te Shqiperise.

Ne segmentet rrugore Bulqize–Milot dhe Bulqize–Peshkopi levizet vetem me zinxhire, per shkak se vazhdojne rreshjet e debores.

Ne rrethin e Bulqizes mbeten te bllokuara komunat Ostren, Martanesh, Trebisht dhe Klenje.

Nderkohe veshtiresi paraqiten edhe ne segmentin rrugor Kukes-Fushe Arrez si pasoje e pranise se akullit dhe bores.

Ndermarrja e rrugeve kane kryer hedhje kripe ne Qafe Shllak, Kalimash dhe ne Shen Meri.

Veshtiresi ne qarkullim ka pasur edhe ne rruget qe lidhin Kukesin me komunat Kalis, Zapod, Gryke Caj dhe Arren.

Komentet: 0

BB, kandidohen Valentina, Graciela dhe Bertina

Sun Jan 31, 2010 3:20 pm nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Big-brother-kandidatet
Eshte teresisht femerore sfida e pare e edicionit te trete te Big Brother. Kandidatet per eliminim kete jave jane: Valentina, Graciela dhe Bertina.

Ato mund te votohen gjate javes nga publiku nepermjet mesazheve duke shkruar ne numrin 15191: BB hapesire dhe emrin e personit qe deshirohet te largohet.

Banoret kane kaluar proven e javes, qe konsistonte ne njohurite e tyre mbi gjuhen shqipe dhe poezive te caktuar nga BB. Pjese e spektaklit ishin edhe surprizat. Ne vazhdim te festimeve te ditelindjes se Erjonit, atij iu paraqit nje klip me urimet e shokeve te skuadres se tij dhe iu dorezua dhurata e prinderve. Nena e Valentines hyri per pak minuta ne shtepi, per te takuar te bijen.

Per sa i perket Seldit dhe Domenikes, atyre iu prezantua klipi ku imazhet tregonin nje afersi te vecante, te shoqeruar me deklarata nga Seldi.

Ne fakt Seldi, disa dite me pare, kishte zbuluar vetem me Domeniken se lidhja e tij me Pamelen ishte …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

30.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Vendi

Sun Jan 31, 2010 2:08 am nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Varrimi-devoll
Devoll, varrosen dy vellezerit, babai akuzon policine

Vrasesi i tre vellezerve ne fshatin Vidohove, per momentin eshte personi me i kerkuar ne vend, pas vrasjes se trefishte qe dyshohet te kete ndodhur per arsye xhelozie, pas nje lidhjeje jashte martesore te njeres prej viktimave me bashkeshorten e autorit.

Ne te njejten kohe kur forca te shumta policie po bejne krehjen e zones per te hedhur ne pranga te dyshuarit, rreth ores 13 eshte kryer ceremonia mortore e dy vellezerve Taulant Mulliri dhe Xhilian Mullri.


Ata u vrane nje dite me pare ne fshatin Vidohove, nderkohe qe permasat e tragjedise jane renduar kur eshte njoftuar se ne Spitalin Ushtarak ka nderruar jete edhe vellai i trete qe mbeti i plagosur gjate kesaj masakre. E shoqeruar nga forca te policise, ne varrimin e dy djemve ka marre pjese edhe e ema e tyre, Liljana Mulliri e cila vuan denimin me 20 vjet ne burgun e grave Tirane.

Babai i tre djemve te cilet u qelluan me …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

Berisha: Ne tryeze me Ramen

Sat Jan 30, 2010 12:37 am nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Berisha-statusi
Berisha: Ne tryeze me Ramen

Nje dite pas rezolutes se Keshillit te Europes, kryeministri Sali Berisha ftoi liderin e opozites Edi Rama te nderprese bojkotin dhe te vendosin dialogun menjehere ne parlament me ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet. (UPDATE)

Duke iu referuar disa here rezolutes, e cila e vendos hetimin e zgjedhjeve brenda kornizes kushtetuese, kryeministri Berisha beri te qarte se objekt i hetimit nuk mund te jete hapja e kutive dhe rinumerimi i votave.

“Mendoj se eshte bere universalisht e qarte se bojkoti nuk mund te pranohet. Une kam ardhur ketu per ftuar zotin Rama te degjoje zerin e sinqerte te tempujve te demokracise europiane. Hetimi mund te perfshije cdo gje tjeter, por jo vendimet e gjykatave, kjo eshte absolutisht jashte cdo lloj koncepti. Sovraniteti i gjykatave eshte i paprekshem nga cdo autoritet tjeter, parlament qeveri ose president qofte ai”, thote Berisha.

Ne keto rrethana …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

29.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Bota

Sat Jan 30, 2010 12:34 am nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Bernd-fischer
Fisher: Shqiperia po zhgenjen SHBA-ne

Historiani Bernd Fisher, nje nder njohesit me te mire te Shqiperise, ne nje interviste per Zerin e Amerikes e ka cilesuar krizen ne vend si me kritiken dhe qe kerkon nje kompromis urgjent mes Rames e Berishes.

Fisher shprehet se Shqiperia po zhgenjen edhe vendet qe e mbeshteten ne NATO, duke nisur ser pari nga Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se marredheniet aktuale mes dy partive kryesore jane me te veshtira se asnjehere me pare. Jam vecanerisht i shqetesuar per gjuhen e urrjetjes sidomos kur behet fjale per udheheqjen e tyre. Qe demokracia te funksionoje duhet te kete opozite, perndryshe do ishte vetem nje parti qe krijon rregulla. Nje nga elementet qe po shikojme kohet e fundit eshte prirja e kryeministrit per te forcuar pozitat ne krahasim me parlamentin. Nese flasim per plane afatgjata, kjo nuk eshte pozitive pasi nderhyn ne ndarjen tradicionale te pushtetit. Ky eshte nje nga aspektet me …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

29.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Vendi

Sat Jan 30, 2010 12:33 am nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Vrasja-devoll
Devoll, vriten dy vellezer
Dy vellezer nga fshati Vidohove e rrethit te Devollit jane ekzekutuar mesditen e se premtes me arme zjarri ne nje nga rruget e fshatit te tyre, ndersa nje i trete eshte ne gjendje shume te rende.

Viktimat jane Taulant dhe Xhilion Mulliri, ndersa vellai i vogel 18 vjecari Eldi Mulliri ka mundur t’i shpetoje vdekjes. Autori i krimit te rende ka qene duke i pritur tre vellezerit te ktheheshin ne shtepi rreth ores 14 dhe i ka qelluar me bresheri te nje automatiku kallashnikov.

Pasi ka kryer krimin, autori i vrasjes ka terrorizuar edhe fshatin duke qelluar me armen e tij te zjarrit ne ajer, dhe me pas eshte larguar drejt kufirit me Greqine.

Pas ngjarjes se rende ne fshat ka mberritur policia qe ka rrethuar gjithe zonen si dhe ka bllokuar kufirin me Greqine, ne kerkim te autorit te krimit.

Pas hetimeve paraprake, policia ka deklaruar se autori i vrasjes eshte nje 37 vjecar me origjine nga fshati Thumane, …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

29.01.2010 Lajmi I Fundit Nga Vendi

Sat Jan 30, 2010 12:32 am nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Vrasja-devoll
Devoll, vriten dy vellezer
Dy vellezer nga fshati Vidohove e rrethit te Devollit jane ekzekutuar mesditen e se premtes me arme zjarri ne nje nga rruget e fshatit te tyre, ndersa nje i trete eshte ne gjendje shume te rende.

Viktimat jane Taulant dhe Xhilion Mulliri, ndersa vellai i vogel 18 vjecari Eldi Mulliri ka mundur t’i shpetoje vdekjes. Autori i krimit te rende ka qene duke i pritur tre vellezerit te ktheheshin ne shtepi rreth ores 14 dhe i ka qelluar me bresheri te nje automatiku kallashnikov.

Pasi ka kryer krimin, autori i vrasjes ka terrorizuar edhe fshatin duke qelluar me armen e tij te zjarrit ne ajer, dhe me pas eshte larguar drejt kufirit me Greqine.

Pas ngjarjes se rende ne fshat ka mberritur policia qe ka rrethuar gjithe zonen si dhe ka bllokuar kufirin me Greqine, ne kerkim te autorit te krimit.

Pas hetimeve paraprake, policia ka deklaruar se autori i vrasjes eshte nje 37 vjecar me origjine nga fshati Thumane, …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

28.01.2010 Lajmi i fundit nga Bota

Thu Jan 28, 2010 4:02 pm nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Stuart-jones
Jones: Nuk mbeshtesim ndarjen e Kosoves

Shtetet e Bashkuara e kane njohur pavaresine e Kosoves dhe jane te angazhuara ne integritetin e saj territorial, ka deklaruar zevendesndihmessekretari Amerikan i Shtetit, Stuart Jones ne nje interviste me seksionin serb te Zerit te Amerikes.

“Kosova nuk eshte nje rajon per te cilin ne do te mbeshtesnim ndarjen apo ndonje skenar te jashtezakonshem, por Shtetet e Bashkuara mbeshtesin integrimin e veriut ne institucionet e Kosoves dhe jane te mendimit se eshte e rendesishme per Prishtinen ta beje popullaten serbe qe jeton ne pjesen veriore te Kosoves te ndjehet pjese e saj dhe te investoje ne prosperitetin e kesaj republike te re”, u shpreh Jones, ben te ditur Telegraf.

Eshte gjithashtu ne interes te Beogradit, tha me tej Jones, te punoje me njerezit qe jetojne ne ate rajon te gjejne zgjidhje praktike per te permiresuar standardin e tyre per nje jete me te

[ Më shumë ]

Komentet: 0

Itali, vdes shqiptari, u fut per te ndare grindjen

Thu Jan 28, 2010 4:01 pm nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Pranga
Itali, vdes shqiptari, u fut per te ndare grindjen

Nje shqiptar vdiq mbremjen e kaluar ne Firence te Italise pas nje sulmi me thike.

Sipas agjencise italianeve te lajmeve ANSA, viktima quhet Diku Atnant, 21 vjec dhe mori plagen fatale ndersa ishte futur per te qetesuar nje grindje.

Policia arrestoi me akuzen e vrasjes, dy italiane me origjine sllave 28 dhe 20 vjec.

Grindja shpertheu per motive banale, ndersa Atnant nderhyri per te qetesuar sherrin mes nje shqiptari tjeter dhe dy te arrestuarve. Nga perleshjet mbeti i plagosur edhe shqiptari tjeter, emri i te cilit nuk behet i ditur.

Komentet: 0

Debora deri ne 50 cm

Thu Jan 28, 2010 3:55 pm nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Bora-mal
Debora deri ne 50 cm

Gjate nates se kaluar dhe mengjesin e sotem, reshje te medha debore kane rene ne veri, verilindje dhe juglindje te vendit.

Ne Korce, rruget qe lidhin kete qytet me Kolonjen, Kapshticen, Pogradecin kalohen me veshtiresi per shkak te sasise se madhe te debores qe ka rene per ore te tera.

Ndersa disa akse rurale qe lidhin Korcen me fshatrat perreth jane beret e pakalueshme. Trashesia e debores ne Qafe-Thane ka qene e konsiderueshme por kalimi i mjeteve vazhdon edhe pse me veshtiresi.

Policia keshillon qe mjetet te levizin me zinxhire per te evituar aksidentet rrugore. Nuk njoftohen mbyllje te shkollave per shkak te debores apo bllokimit te rrugeve.

Ne verilindje te vendit zona me e goditur nga reshjet eshte Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli. Akset qe lidhin Peshkopine me keto qytete kalohen me shume veshtiresi. Gjithashtu edhe rruga Peshkopi-Kukes. Ne qytetin e Kukesit reshjet e debores kane qene me te pakta por …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

28.01.2010 Lajmi i fundit nga Vendi

Thu Jan 28, 2010 3:52 pm nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Durres-vrasja-treshe
Durres, masaker ne lokal, 3 te vdekur

Qyteti bregdetar i Durresit eshte tronditur mbremjen e se merkures. Tre persona jane vrare me arme zjarri rreth ores 22 e 30 minuta ne nje bar lokal ne lagjen numer nente te ketij qyteti. (UPDATE)

Persona te maskuar kane hyre ne lokal dhe kane qelluar me bresheri automatike duke lene te vdekur ne vend shtetasit, Luan Curri, 35 vjec nipin e tij Andi Curri 23 vjec, si edhe mikun e tyre Edmond Shemsi.

Te tre personat kane qene duke pire ne barin ne pronesi te njerit prej viktimave. Dy persona mendohet sipas policise te jene futur ne lokal dhe te kene qelluar me bresheri automatiku, duke i lene te vdekur ne vend.

Vrasesit, kane lene brenda ne lokal edhe canten me te cilen kishin transportuar armet e zjarrit dhe me pas jane larguar me nje automjet nga vendi i ngjarjes.

Policia eshte lajmeruar nga banoret e lagjes, te cilet kane qene te shokuar pas kesaj ngjarjeje. Uniformat blu kane ngritur …

[ Më shumë ]

Komentet: 0

27.01.2010 Lajmi i fundit nga Bota

Wed Jan 27, 2010 11:21 pm nga SpLaSh

Free forum : Albania Live Forum - INFO Dimitris-Drucas
Kufiri, Athina: Te shqetesuar nga vendimi

Athina zyrtare ka reaguar pasditen e sotme ndaj vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, qe anulon marreveshjen kufitare me Greqine, duke deklaruar se eshte shume e shqetesuar.

Numri dy i diplomacise greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se do te kerkoje sqarime nga qeveria shqiptare per kete vendim.

“Ky eshte nje zhvillim qe nuk na ben te lidhur. Jemi te shqetesuar per kete situate dhe ne pritje te sqarimeve te ketij vendimi. Ne nuk mund te komentojme vendimet e gjykatave, por presim nga pala shqiptare qe te vendose nje zgjidhje te ceshtjes”, ka pohuar Drucas.

Ai ka shtuar me tej se do te takohem qe sot ne Londer me homologun shqiptar Ilir Meta per daljen nga kjo situate.

Komentet: 0

Statistikat
Forumi ka 123 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Suada

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 1010 artikuj v 550 temat
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 21 më Wed Dec 21, 2022 11:01 pm