AlbaniaLive
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyTue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyWed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyWed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyWed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyWed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyWed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyWed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyTue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! EmptyTue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 21 më Wed Dec 21, 2022 11:01 pm

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

5 posters

Shko poshtë

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! Empty A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

Mesazh  Renato Thu Jan 21, 2010 9:57 pm

Lajme aspak të mira vijnë për meshkujt anekënd botës. Pjesa më madhe e femrave tani parapëlqejnë të jetojnë vetëm, ndryshe nga meshkujt që nuk duan të jetojnë vetëm.
Shumica e femrave në botë preferojnë të mos martohen: një shtëpi, një punë shumë e paguar dhe një miqësi e mirë i bën ato të mos e ndiejnë më nevojën e një mashkulli në krah. Por jo vetëm kaq, edhe nëse kërkesat e tyre shkojnë më tej, për shembull, në sjelljen në jetë të ndonjë fëmije sot nuk është e nevojshme të jesh e martuar. Por nëse një pjesë nuk preferojnë fare të martohen dhe marrin përsipër përgjegjësi të tjera që e kanë provuar këtë eksperiencë të hidhur më parë, pas divorcit kanë zbuluar se është shumë më mirë të jetojnë vetëm.
Martesat-Kjo gjë nuk përbën ndonjë risi: martesat janë në ulje që prej një gjysmëshekulli dhe siç mund të merret me mend lehtë, nga e gjithë kjo tendencë, më të prekura sigurisht janë femrat. Nga viti 1950 deri në 2000 përqindja e grave të moshave nga 15 në 24 vjeç është ulur nga 42 në 16%, ndërsa përqindja e atyre që u përkasin moshave nga 25 në 34, duke nisur nga viti 1982, është ulur në 58%. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kaluar pragu simbolik i gjysmës së grave që nuk pranojnë të martohen. Në vitin 2005, sipas të dhënave zyrtare 59,9 milionë gra amerikane ishin të vetme apo jetonin pa bashkëshort, kundrejt 57,5 milionë që në të kundërt jetonin me burrat. Me fjalë të tjera, do të thotë se 51% e tyre jetojnë të vetme, ndërkohë që përbëjnë 53% të shifrës së përgjithshme burrat amerikanë që jetojnë me bashkëshortet. Në disa raste të veçanta, bashkëshorti ishte larg qytetit për punë, kështu që ndarja duhej konsideruar e përkohshme, por sociologët amerikanë nënvizojnë se në historinë amerikane nuk ka pasur asnjë periudhë që të shënonte të dhëna të tilla.
Arsyet-Arsyeja e shtimit të vazhdueshëm të numrit të grave “single” (beqare) para së gjithash mund të vërehet duke studiuar të dhënat demografike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë më shumë femra se meshkuj, kështu që është e pashmangshme që të jetë më i madh numri i grave të mbetura të vetme. Ndërkohë që ky përbën vetëm fazën fillestare të problemit. Në rrjedhën e viteve është shtuar ndjeshëm numri i divorceve dhe ish-zonjat që vendosin të martohen përsëri e të rinisin jetën nga e para, janë më të pakta se ish-zotërinjtë që pranojnë t‘i hyjnë një valleje të tillë. Në këtë fenomen, elementi parësor është zgjedhja personale, ku reflektohet edhe shansi për të gëzuar më shumë liri, ndërkohë që elementi tjetër ka të bëjë me rritjen e mosbesimit kundrejt seksit tjetër, apo me fjalë të tjera zhgënjimi i pësuar nga martesa, të cilën një pjesë e mirë e këtyre grave as që e shkojnë ndër mend ta përjetojnë përsëri. Por kjo prirje duket se nuk lë pa prekur as vajzat e reja, që shtyjnë pafundësisht datën e dasmës apo nuk pranojnë të ngjiten në altar edhe pa e provuar më parë një gjë të tillë.
Fenomeni-Në këtë fenomen sigurisht një rol mjaft të rëndësishëm luajnë kërkesat e jetës moderne, apo edhe efektet e feminizmit, faktor që i bën gratë të ndihen mjaft të pavarura nga burrat. Lind pyetja “A janë burrat të nevojshëm?”. Përgjigjja pa dyshim është “Jo”. Burrat nuk janë të nevojshëm për gratë, të cilat nëse duan patjetër një fëmijë, mund t’u drejtohen mjekëve e metodave moderne të konceptimit artificial. Për gjithçka tjetër, meshkujt nuk janë tjetër veç gurë brenda këpucëve, pasi u druhen shumë partnereve të zgjuara apo me karriera të suksesshme, e për më tepër gjithnjë kërkojnë që t‘i pengojnë në këtë kuadër. Një feministe e thekur amerikane dhe autore e bestsellerit “Kundër dëshirës sonë” shkruan: “Problemi kryesor është se nuk gjendet numri i mjaftueshëm i meshkujve të interesuar në një raport serioz dhe të barabartë në çift. Për më tej, liria që i është bërë faktorit gei, ka bërë që shumë burra të zgjedhin të jetojnë ashtu si duan, pra përkrah burrave të tjerë, gjë që ka çuar në pakësimin e lëndës së parë”.
Motoja e femrave-“Më mirë të vetme se me burrin e gabuar në krah”. Kjo është motoja që shoqëron shumë prej fermave sot. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se pjesa dërrmuese e grave në botë e marrin shumë seriozisht këtë proverb të vjetër. Që vitet e fundit-falë stileve të reja të jetës, falë përfshirjes së femrave në të gjitha fushat e aktivitetit njerëzor e duke parë se janë gjithnjë e më të shumta ato femra që nuk pranojnë në asnjë mënyrë t‘i përkushtohen familjes, duke lënë pas dore karrierën-mund të vihet re lehtë se kemi një shtim të grave që vendosin të jetojnë “single”. Për disa, një zgjedhje e tillë bëhet në kuadrin e ideve mbi lirinë e femrave për të qenë vetë ato të cilat vendosin e zgjedhin mbi veton personale, për të tjerat ky vendim është marrë si rezultat i eksperiencave të hidhura gjatë të cilave e kanë parë veten të tradhtuara e të poshtëruara, apo më thjesht akoma te meshkujt modernë e sipërfaqësorë gjejnë vetëm varfëri intelektuale e budallallëk. Cilado qoftë përgjigjja e saktë, shifrat nuk gënjejnë, fakti mbetet fakt dhe kjo prirje është më se e dukshme e në rritje të vazhdueshme
Renato
Renato

Posts : 36
Join date : 22/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! Empty Re: A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

Mesazh  SkY Sat Jan 23, 2010 7:01 pm

as kte se lexova deri ne fund por kujt i plasi se do rrije vetem ajo re . pffff

SkY

Posts : 28
Join date : 23/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! Empty Re: A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

Mesazh  SpLaSh Sat Jan 23, 2010 10:00 pm

SkY Lool..
Per Sa I Perket Temes Nese Vendimi I Tyre Eshte Te Per Te Kaluar Jeten Vetem Eshte Vendimi I tyre. Por Cja Fusin Kot ree.. Po Ku Kalohet Dita Pa Fjalet e Nje Mashkulli Razz Razz
SpLaSh
SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 31
Location : AlbaNia KuKeS

http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! Empty Re: A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

Mesazh  Dibrani Sat Jan 23, 2010 10:46 pm

Ashtu eshte splash edhe po se pati aty ne dhome ka netin e hyn ne chat hahahha
Dibrani
Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 35
Location : -----------------

http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! Empty Re: A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

Mesazh  SpLaSh Sun Jan 24, 2010 9:15 pm

Hahhaahha !! Eee Kshu Eshte Kur Ska Cte Beje Razz Razz
SpLaSh
SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 31
Location : AlbaNia KuKeS

http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! Empty Re: A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

Mesazh  MisTrecjA_LogeL Mon Feb 01, 2010 2:41 pm

SkY shkruajti:as kte se lexova deri ne fund
hahahahahha SkY po lexo i her i gje mer dembel lol! lol!
sa per temen nese femra zgjedh te jetoje vetem, ajo eshte e pergatitur qe cdo gje, cdo veshtiresi ta kaloje vete. gjithsesi une them qe me mire te mos rrine vetem se pa cunat nuk shtyhet hahahahha

MisTrecjA_LogeL

Posts : 60
Join date : 12/01/2010
Age : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! Empty Re: A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

Mesazh  Dibrani Wed Feb 03, 2010 12:02 pm

Une mendoj se nuk mundeni me jetu vetem ne cdio aspekt
Dibrani
Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 35
Location : -----------------

http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?! Empty Re: A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi