AlbaniaLive
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyTue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyWed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyWed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyWed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyWed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyWed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyWed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyTue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
Shprehje nga Sami Frasheri EmptyTue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 21 më Wed Dec 21, 2022 11:01 pm

Shprehje nga Sami Frasheri

Shko poshtë

Shprehje nga Sami Frasheri Empty Shprehje nga Sami Frasheri

Mesazh  Dibrani Sat Jan 23, 2010 6:35 pm

1. Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.

2. Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet më lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.

3. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.

4. Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët) pa u mërzitur.

5. I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj, që vepron pa anuar, dhe që mendon për të gjithë. Al që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.

6. Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të botës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar djathtas e majtas.

7. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, pëxpiqu t’i fitosh ato.

8. Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur.

9. Toka mund t’i ushqejë njerëzit fare mirë; vetëm pse shumica e pasurisë
shpenzohet pa vend, e shurata e njerëzve mbeten të uritur.

10. Për t’ia nënshtruar botën mirësisë, duhet luftuar kundër ligësive.

11. Pitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart tua dhe t’u drejtohesh të tjerëve.


12. Më parë se për pasurinë, mjeshtërinë dhe tregtinë e një bashkësie (njerëzore), duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive njerëzore.

13. Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.

14. Zemra e njeriut të përsosur është gjithmonë e pezmatuar, por fytyra e tij është kurdoherë e gëzuar.

15. Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja; megjithëkëtë nuk largohet nga sjelljet e këqia; kjo është si kur ke frikë nga lagështira e banon në moçal.

16. Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëse-prapë shteti qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë, kështu që populli bjerr vetitë e mira dhe jipet pas veseve të këqia, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.

17. Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në forrnën më të përsosur.

18. Mashtrimet e mashtruesit i përballoni me drejtësi, sepse gjithçka mënjanohet me të kundërtën.

19. Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).

20. Fjala e atij që qesh shumë, s’e bën të qeshë asnjërin.

21. Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet.

22. S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqinjtë.

23. Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me ujë; njollat e shpirtit s’ka gjë që i pastron.

24. Virtyti i bën të dashur (me njëri — tjetrin) njerëzit e mëdhenj, njerëzit e
zakonshëm — dëfrimi dhe zbavitja, të këqinjtë — vagabondazhi dhe delikti.

25. Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend.

26. Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës ësMë më e keqe se e shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e pendës.

27. Kot përpiqet mendja, kur nuk mund të arrijë gradën e lartë të ndjenjave.

28. Fjala më elokuente është ajo konkluzionl i së cilës kuptohet që nga fraza e parë e qëllimi nëpër brendinë e saj, kur duket në formë solide.

29. Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme: të ndihmosh nevojtarët kur janë në gjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti të ndëshkosh ose të hakmirresh.

30. Për ndryshimin e një gjëje askush nuk është më i aftë se koha.

31. Ti japësh pozitë dhe të nderosh një njeri pa merita është si të hedhësh në ndyrësira një qese me inxhi (margaritarë).

32. Po të bjerë në det një pikë ujë, nuk thahet.

33. Sikundër që elefantin e vrasin për dhëmbët e tij të çmueshëm, disa guaska deti i gjuajnë për margaritarët që kanë brenda e që bilbilin e robërojnë për zërin e tij të bukur, kështu edhe njeriun — të shumtën e herës — e rrezikon vlera e tij e lartë.

34. Mos iu mbështet së nesërmes, nuk mund të dish se ç’do të lindë nata.

35. Pa taashkim s’mund të ketë as opinion publik, as forcë.

36. Liria s’mund të shkojë përpara pa pasur udhëheqëse arsyen dhe pa qenë e shoqëruar nga vetitë e mira.

37. Gjuha e memecit është më e mirë se e gënjeshtarit.

38. Gjuha është dëshmitari gënjeshtar i zemrës.

39. Sikundër që trupi ka nevojë për pastërti ashtu edhe shpirti për arsim.

40. Pendimi është pranvera e mirësjelljes.

41. Meng Çui thot: Filozofët, dijetarët, njerëzit e mëdhenj, të cilët me mendimet dhe punët e tyre kanë bërë të çuditet bota, a nuk ishin edhe ata njerëz si ne? Pse t’i shikoj ata me habi dhe mahnitje? A s’mund të bëhem edhe unë si ata me përpjekjet e mia?

42. Hidhërimi dhe gëzimi s’kanë kufi. Njeriut, pse ka zënë një pozitë të vogël, i bie pika nga gëzimi, pastaj ai vdes nga hidhërimi pse nuk zë një pozitë më të lartë.

43. Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

44. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

45. Dallkauku (lajkatari) është fajdexhiu më i keq, posa sheh se ai që ka përballë u mashtrua prej tij, edhe sikur t’i marrë kamatën 500 për qind të hipokrizisë që i ka akredituar, prapëseprapë s’kënaqet, përpiqet t’i heqë edhe lëkurën të mjerit.

46. Pasuria zë vendin e lejekalimit të marrëzisë.

47. Pasuria e vogël, që përdoret me nikoqirllëk, zë vend më mirë se thesarët e keqadministruar.

48. Pasuria është shërbëtor i të mençurit e zotëri i budallait.

49. Lumtëria në botë i ngjan dritës së shkreptirës, ndriçimi i një sekonde sjell pas furtunë disaorëshe.

50. Gjëja që ka shkaktuar fanatizmin (fetar) janë përrallat të shpikura nga keqdashja, të pranuara nga frika dhe të ruajtura nga marrëzia.

51. Helmi më i rrezikshëm është hipokrizia.

52. Filozofi kinez Ming Çu thot: “T’i duash njerëzit e aftë e të talentuar dhe të mos i nderosh ata është sikur t’i thërrasësh në gosti dhe t’u mbyllësh portën, për të mos i pranuar.”

53. Njëri nga filozofët e famshëm të Tibetit, Paskia Pandita, thot: “S’mund t’i japësh flakë një pylli të madh po nuk të ndihmoi era”. D m th. — mos fillo punë të mëdha po nuk qe koha dhe rasti i volitshëm.

54. Mos u prish me vëllanë për punë të shokut, sepse shoqëria zhduket, vëllazëria mbetet.
55. Si flaka e shkrepsës me kokë poshtë, që është më e fortë, ashtu edhe virtytet e dijetarit të rënë në fatkeqësi duken më qartë.

56. Ata që tregohen të drejtë me qëllim lartësimi, pasi të arrijnë qëllimin, s’ndjenjë më nevojë për drejtësi.

57. Shërbimin që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë.

58. Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër së keqes që të është bërë.

59. Kur lodhet trupi, qetësohet mendja.

60. Duke gërmuar tokën, del ujë.

61. Tregtia që të jep më shumë fitim është puna.

62. Dituria është e gjatë, jeta e shkurtër.

63. Dita është e shkurtër, puna e gjatë.

64. Nëna e frikacakut as nuk qan, as nuk qesh.

65. Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

66. Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë, sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

67. Të qeshësh kundrejt një personi të dëshpëruar, është si t’i heqësh dikujt petkat në kohë të ftohtë dhe ta lësh lakuriq.
Dibrani
Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 35
Location : -----------------

http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi