AlbaniaLive
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Test form.
AdoleshencA !! EmptyTue Aug 16, 2011 4:59 pm nga Admin

» Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore !!
AdoleshencA !! EmptyWed Feb 03, 2010 12:14 pm nga Dibrani

» Cfare Ben Per "Dashurine"?
AdoleshencA !! EmptyWed Feb 03, 2010 12:08 pm nga Dibrani

» A janë të lumtura femrat që zgjedhin të jetojnë vetëm?!
AdoleshencA !! EmptyWed Feb 03, 2010 12:02 pm nga Dibrani

» Alkoli....
AdoleshencA !! EmptyWed Feb 03, 2010 11:53 am nga Dibrani

» Dhuna Ndaj Grave
AdoleshencA !! EmptyWed Feb 03, 2010 11:46 am nga Dibrani

» Tradhëtia nëpërmjet internetit!
AdoleshencA !! EmptyWed Feb 03, 2010 12:11 am nga Dibrani

» Miqesia !!
AdoleshencA !! EmptyTue Feb 02, 2010 11:45 pm nga Dibrani

» Ne pergj te pyetjes
AdoleshencA !! EmptyTue Feb 02, 2010 11:39 pm nga Dibrani

Navigation
 Portal
 Index
 Memberlist
 Profile
 FAQ
 Search
Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 21 më Wed Dec 21, 2022 11:01 pm

AdoleshencA !!

3 posters

Shko poshtë

AdoleshencA !! Empty AdoleshencA !!

Mesazh  SpLaSh Sun Jan 31, 2010 3:26 pm

Çfarë është adoleshenca?

Adoleshenca nuk është thjesht një periudhë ndryshimi midis femijërisë dhe pjekurisë, por përbën një fazë të veçantë zhvillimi me veçori të veçanta, e cila fillon me ndryshimet biologjike (hormonale) dhe përfundon me kompletimin psikologjik të individit. Gjatë periudhës së adoleshencës, mbizotëron një nervozizm dhe liri, që shpesh herë konsiderohen si të pajustifikueshme nga prindërit dhe te afërmit . Periudha e adoleshences, përbën pjesën më të rëndësishme në jetën e një individi, ajo gërshetohet nga ndjenja dhe sjellje te ndryshme. Adoleshencën e jetojmë veç një herë, akoma dhe disa sjellje “negative”, na bëhen mësim për jetën e mëvonëshme.

Cili është qëndrimi i prindërve përballë adoleshenteve?

Në përgjithësi qëndrimi i prindërve ndaj femijëve adoleshente eshte pak i ekzagjiruar. Mundohen t’i mbrojnë me mënyre të gabuar. Duke mos i lejuar të kenë lirinë e duhur, të mos argëtohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Mentaliteti shqiptar, nuk e ka lejuar psikologjine e tyre te dalë jashtë “kornizave të tabusë”, dhe të mirëkuptoj rëndësinë e fjalës “adoleshencë”. Për ata adoleshenca është një periudhë e zakonshme… madje për ndryshimet në sjelljen e femijëve të tyre, shpesh fajësojnë shokët/shoqet me të cilët shoqërohen. Sa herë na ka ndodhur të gjithëve të na thonë prindërit, mos u shoqero me x shoke/shoqe, se do të influencoj negativisht në jetën tënde?! Nga ana tjetër, dhe adoleshentët duhet të kenë një vetëkontroll brenda normave te caktuara, duke mos i lejuar vetvetes te bie “viktimë” e realitetit të shëmtuar që jetojmë. Ekzistojnë rrjete të ndryshme individesh me qëllime shfrytëzuese ndaj ketyre grupmoshave, te cilet presin nga çasti në çast që t’i “peshkojne”. Rrugët e errëta në të cilat mund t’i drejtojne jane nga me te ndryshmet, si për shembull lëndet narkotike, trafikimi etj.

A kanë të njejtin reagim të gjithë adoleshentët?

Modeli prindërve luan një rol të rëndësishëm, në kompletimin e sjelljes psikologjike të fëmijes. Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo lëvizjeje që kryhet kryesisht brenda familjes. Nëse përpara syve te femijeve ndodhin skena te ndryshme kinematografike, është mëse e sigurte që një ditë do t’i adoptojnë ne familjet që do të krijojnë. Por akoma edhe ne keto raste ekstreme, ka femije te cilet kane shfaqur sjellje shembullore, fale ngrohtesise qe kanë gjetur pranë të afërmëve të tjerë por edhe shokëve që kanë njohur. Akoma edhe nëse femijet rriten brenda një klime të shëndetëshme familjare, prapë kanë nevojë të vijnë në kontakt me njerëz te tjerë, të cilët do t’i ndihmojnë të zgjerojnë horizontet e tyre në shumë aspekte, p.sh. te ndihen te lirëshem me shoqërinë, të shprehin ndjenjat erotike në gjininë tjetër, të mësojnë te zhgënjehen, akoma dhe kjo ështe pjesë e jetës… populli thote “duhet të pësosh që të mësosh”. DIKUSH dikur tha se “adoleshenca eshte shkalla e fundit para pjekurise, dhe mundësia e fundit për të korrigjuar sjellje të gabuara për kompletimin e personalitetit”.

Cmendoni Ju?? "Diskutim Te Kendeshem"
SpLaSh
SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 31
Location : AlbaNia KuKeS

http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AdoleshencA !! Empty Re: AdoleshencA !!

Mesazh  MisTrecjA_LogeL Mon Feb 01, 2010 2:19 pm

adoleshenca eshte mosha me e shpifur me e keqe por ne te njejten kohe eshte edhe me e bukura. Very Happy Very Happy

MisTrecjA_LogeL

Posts : 60
Join date : 12/01/2010
Age : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AdoleshencA !! Empty Re: AdoleshencA !!

Mesazh  SpLaSh Tue Feb 02, 2010 5:08 pm

Hajde Kape Kteeeee HahahahHAhahaAHhahA
SpLaSh
SpLaSh

Posts : 298
Join date : 22/12/2009
Age : 31
Location : AlbaNia KuKeS

http://wWw.KuKsI.tK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AdoleshencA !! Empty Re: AdoleshencA !!

Mesazh  Dibrani Tue Feb 02, 2010 10:59 pm

MisTrecjA_LogeL shkruajti:adoleshenca eshte mosha me e shpifur me e keqe por ne te njejten kohe eshte edhe me e bukura. Very Happy Very Happy

Nga e di ti qe ja ve gjith ato epitete adoleshences ti akoma je ne ate moshe.
Dibrani
Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 35
Location : -----------------

http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AdoleshencA !! Empty Re: AdoleshencA !!

Mesazh  Dibrani Tue Feb 02, 2010 11:02 pm

Adoleshenca eshte moshe e bukur persa i perket kesaj moshe por jo me e mira po ta krahasosh me tjerat
Dibrani
Dibrani

Posts : 221
Join date : 26/12/2009
Age : 35
Location : -----------------

http://WWW.DIBRAJONE.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AdoleshencA !! Empty Re: AdoleshencA !!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi